Thirrja e aktivistes/ Për ty që sot po na sheh, nga ekrani!

Saturday, 16 Mars 2019 10:52

Një nga aktivistet më të zëshme të, Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Elona Caslli, nëpërmjet një shënimi në faqen e saj në Facebook u ka bërë një thirrje prekëse, të gjithë atyre qytetarëve që në këtë ditë proteste, kanë vendosur ta ndjekin atë nga shtëpia dhe ekrani i TV-ve.

‘Prania jote është protesta jote dhe besomë kur të them se ka gjasa që Mungesa jote të ndihet më shumë se Prania e kujtdo tjetër. Të pres sot tek tek Kryeministria në orën 11.00’, përmbyll thirrjen aktivistja e njohur Caslli.

Postimi i plotë i Elona Casllit:

Për ty që më sheh nga shtëpia...

Për ty që çdo ditë më sheh nga shtëpia, për ty që ndodhesh para atij ekrani të vogël çdo mbrëmje, për ty që dilemat të kanë pushtuar prej kohësh, ty nga Sheshi i Teatrit Kombëtar dua të t’i them dy fjalë.

E di se ndihesh i turbullt dhe i çoroditur. Ashtu ndihem edhe unë. Mos harro se jetoj në të njëjtin qytet me ty, përshkoj të njëjtën rrugë dhe i përjetoj njësoj si ti ngjarjet e papërsëritshme të këtij vendi.

E di se çdo herë që përballesh me imazhin e atyre që nuk na përfaqësojnë në Parlamentin Shqiptar, mendon se ata nuk janë gjë tjetër veçse një Vëllazëri Vesi. E mendoj edhe unë.

E di se brenda mendjes tënde vërtitet ideja për t’u larguar nga ky vend. Për të bërë gati valixhet, për t’u përshëndetur me ata pak njerëz që vërtet i ke përzemër dhe për të mos u rikthyer më kurrë. E njëjta ide vërtitet edhe në mendjen time.

E di se shpesh herë shumë e gjatë të duket dita dhe veçse një çast i shkurtër nata. Edhe mua hera-herës ashtu më duket.

E di se që kur ke filluar të gërmëzosh fjalët e para, që kur ke filluar të hedhësh hapat e parë, që kur ke filluar të lexosh, të vraposh dhe madje edhe të dashurosh, e ke dëgjuar shpesh këtë fjali të mërzitshme që duket se ka zënë rrënjë thellë në ndërgjegjen e këtij kombi- Ne e meritojmë fatin e keq.

Por vallë pse e meritokemi fatin e keq?! Mos vallë kemi lidhur kontratë me Jetën për të jetuar keq, për t’u qeverisur keq e së fundmi për t’u ndjerë keq?!

Nuk jemi Populli më i mirë në Botë, por nuk jemi as Populli më i keq në Botë.

Jemi të zhgënjyer dhe për fat të keq edhe të bindur se e Mira nuk na përket.

E di se dyshimi të mbërthen dhe t’i mpin gjymtyrët dhe mbetesh peng i divanit , teksa sheh një Politikan-Qytetar në këtë Shesh. Edhe mua më vriten sytë dhe besomë kur të them se prania e një Politikani – Qytetar nuk është e dendur në këtë shesh sepse ka sy që e gjykojnë dhe veshë që nuk e besojnë. Ka disa të vërteta që thuhen me sy dhe rrinë pezull në ajër. Dhe kjo është njëra prej tyre.

E di se pyet veten se ç’mund të bëjë një njeri më shumë ose më pak në këtë shesh?! E pyes edhe unë veten.

Por a nuk beson ti se ka ardhur koha të rritemi?!

Dhe të rritesh do të thotë të mos i zhvendosësh përgjegjësitë e tua tek dikush tjetër.

Të rritesh do të thotë mos të lejosh dikë ta marrë të mirëqenë lirinë tënde, fjalën tënde, pronën tënde, dinjitetin tënd dhe së fundmi edhe votën tënde.

Të rritesh do të thotë të protestosh përmes fjalës dhe kurrë përmes dhunës. Të protestosh përmes ligjit dhe jo përmes dhunimit të Kushtetutës. Të protestosh jo për të rrëzuar një Qeveri dhe për të ngritur një tjetër në fuqi, por për t’i përcjellë një mesazh të vonuar kujtdo që është apo do të vijë në pushtet:

Shqipëria nuk i përket vetëm një Shqiptari, Shqipëria i përket të gjithë Shqiptarëve.

Unë mund të bëj gjithçka për ty, por nuk mund të protestoj në emrin tënd.

Prania jote është protesta jote dhe besomë kur të them se ka gjasa që Mungesa jote të ndihet më shumë se Prania e kujtdo tjetër.

Të pres sot tek Kryeministria, në orën 11.00.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...