Qeveria Rama po rikthen burgjet politike

Tuesday, 16 Prill 2019 12:06

Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” ka deklaruar se qeveria ”Rama 2” po rikthen burgjet politike me arrestimin e protestuesve të opozitës. Në qëndrimin e tij, pedagogu ka folur dhe për skeptikët që aludonin se përkrahja e opozitës me protestat e vazhdueshme do të pësonte rënie. Agron Gjekmarkaj thekson se protesta e opozitës, pavarësisht kushteve të motit, mbetet lajmi kryesor.

Agron Gjekmarkaj

Protesta e së shtunës e opozitës vazhdon të sfidoje skeptiket dhe orakujt të cilët dëshironin dhe besonin se me kalimin e kohës numrat e saj do të faniteshin! Ajo ishte një proteste e madhe dhe përsëri ky mbetet lajmi kryesor në bastin e opozitës! Përtej kushteve të motit njerëzit qëndruan me vendosmëri!

Nuk mund të quhet një proteste e dhunshme vetëm se njerëzit ngjiten në shkallet e Kryeministrisë apo i afrohen policisë tek Parlamenti! Nuk ishte e dhunshme sepse me gjasë opozita nuk ka vendosur ende të bëjë dhune të vërtetë!

Tensioni dhe gërvishtjet janë normale në situata të tilla dhe kjo u pasqyrua në të gjitha mediat prestigjioze ndërkombëtare ! Qëllimi i opozitës duket të jetë edhe ky ngulitjen e krizës në vëmendjen e ndërkombëtareve! Qeveria po shfaq përkujdesje dhe mitizon plagosjet e lehta të policeve dhe mire bën por lind pyetja për qytetaret e zakonshëm pse nuk ka të njëjtën vëmendje apo ata janë të armikut! ??? Një risi tjetër është masa e pajustifikueshme e gazit lotsjellës!

Flitet për cenim institucionesh apo te kushtetutës, por në fakt kjo është mbulesa retorike për të mbajtur pushtetin me çdo kusht paçka se Shqipëria qeveriset vetëm në bulevard për kaq i shërben policia se përtej e ka marre ferra uratën!

Sokoli tha që Qeveria duket se ecën normalisht dhe vijon jetën nëse godinat e veta! Po, por në këtë rast duhet marrë hua një shprehje nga folklori! Ecën si tanë faqja e zezë! Gjeja me shqetësuese për mua mbetet egërsia militante për të ndaluar dhe arrestuar protestuesit e opozitës në numër shumë të madh! Atyre u behet kjo për te demoralizuar të tjerët!

Ata arrestohen vetëm se janë mbështetës të opozitës! Në këtë rast këta janë të burgosur politik ! Qeveria e Edi Ramës po ja vë vetes e vendit këtë vulë në ballin e saj, rikthimim e burgut politik të cilin e besonim si kujtim të së shkuarës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...