Shqipëria kërkon përfshirjen e Kosovës në raportin e ardhshëm të OKB-së për dhunën seksuale gjatë luftës

Premte, 26 Prill 2019 18:24

Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare, ka parashtruar një kërkesë me rëndësi të madhe gjatë debatit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dhunën seksuale në konflikte, organizuar nga Presidneca gjermane e Këshillit dhe e drejtuar nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass.

Ambasadorja Kadare i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që në raportin e tij të ardhshëm mbi dhunën seksuale në konflikte ta përfshijë edhe Kosovën,

“Unë vij nga një rajon i cili në një të kaluar jo të largët ka jetuar trashëgiminë shkatërruese të dhunës seksuale, e cila është përdorur si taktikë dhe armë lufte. Këtua dua ta përmend rastin e Kosovës, ku dhuna seksuale është përdorur sistematikisht dhe qëllimshëm si armë lufte gjatë konfliktit në fund të viteve ’90“.

“Mbi 20.000 të mbijetuara ende sot vuajnë në heshtje, të izoluara nga stigma dhe diskriminimi. Me gjithë provat ekzistuese, asnjë rast nuk është dënuar deri më tani”, u shpreh Ambasadorja Kadare duke theksuar se përfshirja në raportin e OKB-së për këtë çeshtje do ta lehtësonte identifikimin e të mbijetuarave, “duke i ndihmuar ato të përballen me paragjykimet dhe turpin, si dhe do të vinte në pah përvojën e vlefshme të Kosovën në mbështjetjen e viktimave, si një shembull i mirë për rajonin dhe më gjerë”.

Ambasadorja e Shqipërisë ka theksuar se “prioritet është që padënueshmëria e këtyre krimeve të marrë fund“, duke e potencuar domosdoshmërinë për “zero tolerancë ndaj shfrytëzimit të përdhunimit si mjet të luftës. Vendet anëtare të OKB-së duhet gjithashtu të zbatojnë politika për ta zhvendosur stigmën prej viktimave drejt autorëve të krimit”.

Vlen të theksohet se Shqipëria ka qenë i vetmi vend që përmendi Kosovën gjatë këtij debati, njofton Klan Kosova.

Fjalimin e plotë të Ambasadores Kadare mund ta shikoni këtu.

Modifikuar më Saturday, 27 Prill 2019 14:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...