Kopshti Botanik, arsyeja që çifti Veliaj-Rama sulmojnë rektorin Koni

Premte, 26 Prill 2019 18:46

Në këto 6 vite të qeverisjes së Kokainës me bandën “Rilindje”, nuk ka absolutisht asnjë punë publike asnjë investitor të huaj, asnjë rritje pagash apo pensionesh, simboli i shëndetësisë ishte ai koteci në Gramsh dhe ndërkohë ka vetëm kokainë, vjedhje, vrasje, sërisht kokainë, vrasje vjedhje.

Nuk ka ditë ku të mos ketë lajme për vrasje, trafik kokaine, por një hajdut tjetër është tashmë në vendin e parë si pjesë e çetës së Rilindjes dhe jo se s’ka qenë i tillë. Por fakti që trafiku i kanabisit dhe kokainës arriti përmasa planetarë duhej menjëherë të ndizej lavatriçja e bashkisë për pastrimin  tyre.
Çifti Veliaj-Rama në përmasat e vjedhjes së tyre kanë kapërcyer çdo lloj parashikimi, por kanë kapërcyer dhe çdo masë, sepse për punët e tyre janë vrarë dhe njerëz.
“Çifti i lumtur” Veliaj–Rama para dy ditësh deklaruan vjedhjen e radhës siç ishte Piramida, por ndërkohë nga burime që nuk duan të identifikohen brenda PS, ka një të dhënë shumë interesante se përse Rama i është lëshuar rektorit Mynyr Koni bashkë me vogëlushen e MASR, dhe arsyeja është një dhe vetëm një: Kopshti Botanik.
Shumë të rralla po mbeten hapësirat ku mund të marrësh frymë në Tiranë dhe që mos të shoh syri beton. Pas lejeve të kaparosura dhe të kripura të vrasësit të Ardit Gjoklajt pas 31 milionë m2 ndërtim deri më tani dëgjuam në Kongres klithmën e çiftit Rama-Veliaj dhe për Muzeun Kombëtar, e për shumë hapësira të tjera që ia kanë vënë syrin duke ia vënë zjarrin apo jo.
Por kishte një pacipësi, një perfiditet, në sulmin ndaj rektorit dhe nuk po kuptohej realisht se si një personaliet si Koni me një kubaturë reale akademike nuk kishte pse t’i turrej i gjithë lukunia e hienave të Rilindjes. A thua e kishte ky fajin për atë ligj paçavure që banda e Rilindjes bëri dhe që nuk u apliku as sot e kësaj dite. Dhe arsyeja doli që ministresha çupëlinë e përgatitur mirë nga ustai, e kthyen sulmin ndaj rektorit në një kryefjalë të ditës për një arsye dhe vetëm një; Vjedhja dhe vetëm vjedhja.
Kjo bandë kur bëhet fjalë për rrëmbimin e hapësirave publike dhe shndërrimin e tyre në lavatrice të pastrimit të parave e të përfitimeve marramendëse nuk njeh arsye logjikë dhe pak nga pak Tirana po shkatërrohet e gjitha.

Modifikuar më Saturday, 27 Prill 2019 10:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...