Këmbanat amerikane dhe gjermane që bien për Ramën

Premte, 26 Prill 2019 18:50

Që nga momenti kur opozita e Bashkuar mori vendimin që Bandës së Rilindjes, të mbështetur nga bandat e kokainës, vjedhjes së votave, rënies së demokracisë në Shqipëri edhe pse ajo është hibride, t’i përgjigjet me djegien e mandateve, një lukuni zelltarësh në media nisën një refren: Faktori ndërkombëtar. Nuk pritej fare 2-3 muajt e parë pas djegies së mandateve që faktori ndërkombëtar të reagonte pro këtij aksioni, pasi bota euroatlantike nuk e koncepton aktin e fortë, por kjo botë euroatlantike e ka ngritur suksesin dhe mirëqenien  saj duke mbrojtur demokracinë me çdo kusht dhe çdo çmim.

Modelet që SHBA kanë luftuar pa asnjë lloj kompromisi përveç pseudodemokracive, kanë qenë narkoshtetet por gjuha e SHBA dhe BE kanë nisur të përshkallëzohet dhe vërtet duhet të jesh i paditur në këtë punë, minimumi, dhe duhet të jesh maksimalisht zelltarë me pagesë të mos kuptosh se si raportet e DASH e kanë gjuhën shumë të qartë kur vjen puna tek korrupsioni dhe krimit i organizuar dhe ata kanë qenë shumë specifikë për Shqipërinë duke ia bërë të qartë qeverisë shqiptare se ku ka shkuar me hapat e korrupsionit dhe përfshirjes në krimin e organizuar.
Përgjimet dhe provat për vjedhjet e votave dhe deformimit të rezultatit dhe bandave të kokainës, kush i botoi? Organi i kujt është “Zëri i Amerikës”? Kryetar të bordit ka Sekretarin e Shtetit, sepse është organ i Departamenti të Shtetit. Dy ditë më parë prestigjiozja Washington Times në mënyrë të qartë shpjegonte koracën e mbrojtjes diplomatike të Ramës dhe citonte: “Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetit dhe e majta ne Amerikë ende mbështet madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme”.
Dy ditë me radhë diplomatë dhe personalitete të rëndësishëm të Gjermanisë kanë vizituar Shqipërinë. Konkretisht Martin Henze këshilltar ekonomik i CDU dhe Cristian Shmid raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag. Ky i fundit  theksoi: “Nëse dëshironi të vini në BE, ju duhet të pranoni rregullat e shtëpisë Europiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Prandaj pres që gjetjet e prokurorit mbi manipulimin e zgjedhjeve të hetohen dhe autorët të dënohen”. Ndërsa z.Henze ishte më i qartë për krizën në Shqipëri dhe për këmbënguljen për të shkuar në zgjedhje. Ai u shpreh se nëse zgjedhjet lokale do të mbahen në këto kushte nuk do të jenë të lira dhe me standarde. Nëse nuk arrihen disa standarde nuk mund të quhen zgjedhje. Po të kemi parasysh rolin e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor dhe po të kemi parasysh mirënjohjen dhe respektin që shqiptarët kanë për SHBA këto këmbana nuk bien për opozitën përderisa këto shtet të rëndësishëm deklarohen për zgjidhjen e krizës në Shqipëri nga shqiptarët do të thotë që janë shumë të qartë që këtu ka një krizë dhe diplomatët të nivelit të lartë apo të ulët qofshin ata e dinë shumë mirë që ka disa shërbime inteligjente me informacion shumë të plotë për atë çfarë ndodh në këtë vend. Këto kambana bien vetëm për Ramën.
Edhe po nuk i dëgjoi, nuk është më çështje thjeshte e tij, është e të gjithëve Ne.

Modifikuar më Saturday, 27 Prill 2019 10:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...