Meta: E pamoralshme që disa ndërkombëtarë bëjnë sikur nuk i shohin problemet e reformës në drejtësi

Tuesday, 30 Prill 2019 22:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë për Ora News, foli edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve për situatën në vend.

Sipas kreut të shtetit, është e pamoralshme që ndërkombëtarët përpiqen të justifikojnë problemet me të cilat është ndeshur zbatimi i reformës në Drejtësi.

Beti Njuma: A nuk e shihni se ka një distancon të faktorit ndërkombëtar nga veprimet e opozitës?

Presidenti Meta: Unë nuk pres që dikush të vlerësojë veprimin e opozitës në drejtim të lënies së mandateve apo edhe përsa i takon çështjes së mosregjistrimit në zgjedhje. Këto unë i vlerësoj si qëndrime të papranueshme. Ashtu sikurse për mua është e pamoralshme të dëgjoj çdo lloj ndërkombëtari që përpiqet të justifikojë problemet serioze madhore me të cilat është ndeshur zbatimi i reformës në drejtësi, sepse po bëhen 3 vite. Të gjitha këto me faktin që kemi suksese të mëdha dhe duke përdorur disa statistika të sipërfaqshme të procesit të vetingut. Kjo për mua është e papranueshme, sepse në asnjë vend demokratik, në asnjë vend të BE vendi nuk mund të qëndrojë 1 minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Ky nuk është një standard që meritojnë qytetarët shqiptarë, nuk është një standard që demokracinë tonë dhe vendin tonë e ndihmon për të çelur shpejt negociatat me BE.

Modifikuar më E mërkurë, 01 May 2019 11:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...