Ballkani nuk duhet të lihet në dorë të adoleshentëve të rusizuar

Diel, 05 May 2019 19:43

Për lexuesin po sqarojmë një herë e mirë, në fillim të artikullit, që terminologjia e përdorur është kryesisht për tre presidentët në Ballkan, me sjellje adoleshentësh në politikë dhe në diplomaci.

Çështja e Kosovës, teza e fundit, e rrëzuar në Samitin e Berlinit, tregoi qartë që këta lloj politikaknësh, të cilët, me sjelljet e tyre jo vetëm janë problem për shtetet përkatëse, por janë problem për të gjithë rajonin. Shumë është shkruar këto ditë e shumë do të shkurhet. Akrobacira politike e diplomatike, pirueta të njerëzve, flugerë në intelekt, dhe maksimalisht shërbëtorë të lobit më të fuqishëm në Shqipëri, që është lobi rus, kanë tentuar ta lyejnë pak me pudër zezonën e madhe që i propozohej Kosovës dhe ku proplem nuk ishte vetëm Shqipëria, por edhe dy adoleshentët e pandreqshëm në politikë, Rama – Thaçi. Vite më parë, gazeta “55”, rreth viteve ‘98-’99, ku në Shqipëri shërbente si ambasadore e SHBA zonja e nderuar Mariza Lino, kjo gazetë botoi një artikull me titullin, “Cili lob sulmon Mariza Linon?” Nuk ishte çështja tek personazhi i ambasadores, problem ishte sjellja e lobit dhe shërbëtorëve të tij në Shqipëri, taktikat që po ndryshohin, por në thelb e vërteta ishte një dhe vetëm një.

Sot, më shumë se kurrë, ai titull dhe ai artikull është prezent. Dhe për fat të keq, adoleshentët e rusizuar në Shqipëri, Kosovë e Serbi, pikëpamjet dhe strategjinë e Perëndimit për rajonin e trajtojnë minimalisht si mbështetje personale, maksimalisht fshihen pas këtij petku për shërbesat  që kanë kryer e do të kryhen.

Raporti i sjelljes me Kosovën, është lakmuesi që tregon fytyrën reale të gjithësecilit në Kosovë e në Shqipëri, ndaj çështjes së saj dhe të ardhmes së faktorit shqiptar në Ballkan, sepse Kosova është Jeruzalemi ynë.

Por, më konkretisht, është për t’u theksuar se vetë kanalet diplomatike, të cilat kujtuan se kjo treshe mund t’ia dali  për ato plane që ato parashtronin ndaj Ballkanit, janë të bindur që ishte treshja e gabuar.

Kanalet diplomatike europiane, të modelit Mogherini, nuk janë penduar. Ishte koha dhe Zoti që i dha fund përfaqësimit të saj, stilit të saj, ideve dhe filorusizimit të saj. Dhe kjo e fundit ka disa fakte, por mbi të gjitha prevalon fakti i të qenurit flamurtare dhe një “dashnore” e pakufizuar e marrëveshjes me Iranin, sa në një media të rëndësishme të Ballkanit, u botua një artukull me titullin domethënës: “Tanxhente iraniane mbi BE”. Plani i saj dështoi bashkë me treshen e adeloeshentëve mjeran, pasi për fatin e mir ët shqiptarëve SHBA, Gjermania, madje edhe Franca ishte surprizë në Samit, e kutpuan që këtat re “adoleshentë” u ka skaduar afati. Dhe jo vetëm kaq, në Samit dhe paas tij, doli e vërteta e planit të shëkmbimit të territoreve. Vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic deklaroi se: “Ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë 20 apo 30 vitet e ardhshme”. Dhe gjithkush, me dy informacione minimel, e di mirë se ideja e Vucic është  ideja e Moskës.  Këtë valle të zëdhënësit të Milloshevicit, hoqën Thaci me Ramën.

Pikërisht sot e konfirmon vetë Vuçiç se s ashërbëtorë të bindur të tij ishin thaçi dhe Rama kur dekalroi: “Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediatike që të punojnë a priori kundër një zgjidhje të tillë.   Cila është zgjidhja tani, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin”.

Ajo ishte ide ruse dhe pikë. Mjerimi më i madh i deklaratave të këtyrte dy adoleshentëve të rusizuar të aksit Tiranë - Prishitnë, ishte kur donin të fshiheshin pas Uashingtonit, kur i madh e i vogël e dinte që Uashingtoni do të mbështeste një marrëveshje, por nuk u pronocua kurrë se cila do ishte ajo, aq më tepër për shkëmbim territoresh.

Diplomatët dhe politikanët kanë gjuhën e tyre të drunjtë për të qenë “politically correct”,  por gazetaria ka misionin fisnik të thënies së të vërtetës.  Plani dështoi se nuk kishte inspirim perëndimor.

Dhe një gjë tjetër e vërtetë që duhet thënë që pas saj kanalet serioze të diplomacisë euro-atlantike kanë monitoruar dhe kanë nxjerrë konkluzione për treshen e rusizuar të Ballkanit, si përfundim i një misioni të rrezikshëm./55news.al

Modifikuar më Hënë, 06 May 2019 09:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...