Basha marrëveshje me Ramën? Nuk është në interesin e tij

Hënë, 20 May 2019 18:04

Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja e sheh të vështirë arritjen e një marrëveshjeje midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, jo vetëm për shkak të zgjidhjeve që kërkon opozita për krizën, por sepse kjo nuk do të ishte as në interesin personal të kryetarit të saj.

Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se opozita e ka të pamundur të arrijë sukses në zgjedhjet lokale me këtë situatë në të cilën ndodhet vendi dhe nëse Basha do pranonte marrëveshjen me Ramën atëherë do të pranonte edhe dështimin.

Sa i përket mundësisë së përplasjeve më 30 qershor, nëse mazhoranca i qëndron planit për hyrjen e vetme në zgjedhje, Lubonja u shpreh se kjo është një nga mundësitë, ndërsa mundësia tjetër është nënshtrimi ndaj më të fortit.

“Përplasja është një nga mundësitë, nënshtrimi ndaj më të fortit që mund të jetë me apo pa përplasje është e dyta, e treta është një nënshtrim ndaj ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve që të ulen në tryezë pa asnjë ndryshim të themelit të së keqes, që është sistemi që kemi krijuar”, tha ai.

Sipas Lubonjës, sistemi që kemi në Shqipëri është kthim mbrapa i medaljes së komunizmit, ku një nomenklaturë sundon të gjithë popullin. Ai theksoi se opozita duhet të bindë qytetarët se do të punojë për ta kur të vijë në pushtet dhe jo për 2-3 oligarkë.

“Kriza vjen nga pa-përfaqësueshmëria e atyre që zgjedhin. Partitë tona kanë qenë përfaqësuese të një oligarkie kriminale që e ka shfrytëzuar këtë vend dhe e ka çuar për skrap dhe kriza është sepse midis tre bandave lindi nevoja për kontroll të plotë të territorit dhe ata që zgjedhin nuk ka kush i përfaqëson. Banda e madhe ka kapur të gjitha interesat, por këta po rezistojnë të mbijetojnë. Nëse arrijnë t’i bindin këta që zgjedhin se do të punojnë për këta dhe jo për atë grushtin e njerëzve, mund t’ja arrijnë. Nuk mund të jesh ti edhe me popullin e ‘Astirit’ edhe me 2-3 oligarkët që vjedhin aty. Kjo nuk është demokraci, por kthim mbrapa e medaljes së regjimit komunist ku një nomenklaturë sundonte popullin. Tani nomenklatura janë këta oligarkë që kanë bllokun”, tha Lubonja.

Në lidhje me pretendimin se kush kërcënon zgjedhjet do i hiqet e drejta e udhëtimit për në SHBA dhe BE, Lubonja e konsideroi presion të kryeministrit Rama.

“Ky thotë, kush ta hajë ta hajë. Padyshim është presion. Presioni ecën në një vend të nënshtruar”, u shpreh ai.

Në media qarkullojnë prej ditësh data për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, por Partia Demokratike i ka hedhur poshtë si dezinformim të Qeverisë. Opozita shprehet e vendosur për të mos ulur në dialog me palën tjetër për sa kohë në krye të Qeverisë vijon të jetë Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...