Media e njohur gjermane “Spiegel” i ka bërë jehonë mitingut të fundit të opozitës, dekretit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore dhe kokëfortësisë së kryeministrit Rama.
“Spiegel” vëren “krizën e demokracisë në Shqipëri” dhe përpjekjen e qeverisë për të mos pranuar dekretin e presidentit. Duke cituar fjalimin e Ramës në një takim zgjedhor, sidomos fjalinë: "Ilir Meta dje vulosi fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në detyrë", gazeta vë theksin se tashmë kemi një zgjerim të konfliktit politik në vend nga ana e Ramës. Sipas gazetës “konflikti i ri midis presidentit Meta dhe kryeministrit Rama thellon krizën politike në vend, e cila po pret një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE”. Këtij fakti i shtohen edhe raste flagrante të mosfunksionimit të shtetit si nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese