Kostoja e gjënjeshtrave të Ramës…

Diel, 09 June 2019 21:06

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami

Në gjyqin për katastrofën e Cernobilit e vitit 1986, shkencëtari Valery Legasov, i ftuar si dëshmitar deklaron para gjykates vetë VERTETËN duke treguar me guxim pergjegjësit e katastrofës më të madhe në botë përsa i përket centraleve bërthamore.  Ndër të tjera shkencëtari rus Legasov deklaron se:

"...Se kur e VËRTETA zemërohet, ne genjejmë e gjenjejmë duke menduar se e VËRTETA nuk është aty, ndërkohë që ajo qëndron aty pa lëvizur...Cdo gënjeshtër që themi sjell një borxh ndaj së VËRTETËS... dhe herët a vonë ky borxh do të paguhet...dhe sa më vonë aq më shtrenjtë…"

***

Ky është rasti i Edi Ramës, i hajdutit të lidhur me kriminelët që prej 20 vjetësh vjedh, gjënjen, mashtron, "vret" të VËRTETËN dhe të gjithë ata që thonë të VËRTETËN. Dhe nuk ka asnjë cudi që e gjithë kjo katrahurë e këtij gënjeshtari të paskrupullt të cojë në shpërthimin e skandaleve të korrupsionit, trafiqeve të drogave, të kultivimit të kanabisit, të vjedhjes së votave në bashkëpunim me mafian dhe bandat kriminale e tjerë e tjerë, zullume e marrëzi që po "përmbysin" të gjithë kontinentin pasi kanë mbytur Shqipërinë dhe ju kanë “vrarë” të ardhmen të gjithë shqiptarëve...duke i detyruar të largohen/evakuohen për shkak të katastrofës së krijuar nga zullumet e marrëzitë e qeverisjes së tij që ndoshta janë të të njëjtave përmasa me ato të Cernobilit...

Natyrisht ky është një borxh i madh ndaj së VËRTETËS që shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë dhe do të duhet mesa duket të vazhdojnë ta paguajnë me kosto shumë të lartë, deri ndoshta në ndërprerjen e lëvizjes së tyre të lirë në Europë... Por që duket se është edhe një borxh që do të duhet, herët a vonë, ta paguajnë edhe ata që kanë heshtur para bëmave të Edi Ramës apo akoma më keq që mund ta kenë ndihmuar atë në mënyrë direkte apo indirekte që ai të vazhdojë të “vrasë” të VËRTETËN dhe/osebartësit e të VËRTETËS...

***

Dhenë fund tëfilmit, shkencëtariLegasov e përfundonfjalën e tijnëgjyq duke thënë:

“…Të jesh shkencëtar do të thotë të jesh naiv... Sepse ne shkencëtarët jemi aq të përqendruar në kërkimin e së VËRTETËS sa nuk e kuptojmë se sa pak vetë e duan që ne ta gjejmë atë...Por ajo është gjithnjë aty, e shohim apo nuk e shohim ne atë...Nëse zgjedhim apo jo ta shohim atë... E VËRTETA nuk do tja dijë për nevojat apo dëshirat tona... Nuk do tja dijë për qeveritë tona, për ideologjitë tona, për fetë tona...E VËRTETA pret aty gjatë të gjithë jetës...Kjo është një nga dhuratat e hidhura të Cernobilit...”

Dhe e mbyll me pyetjen:

Ndonjëherë kisha frikë për koston e të VËRTETËS kurse tani pyes se CILA ËSHTË KOSTOJA E GËNJESHTRAVE….?

S

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...