Dita e sotme do të mbahet mend si një ditë historike, pasi përfundimisht me vendimin e Presidentit Meta për anulimin e datës 30 qershor si ditë zgjedhjesh, kjo datë shënon edhe dekretain e paqes kombëtare. Eshtë meritë e padiskutueshme e Presidentit Meta që u ngrit mbi palët. Mbi partite dhe me autoritetit e kreut të Shtetit shpëtio demorkacinë dhe zgjedhjet, pluralizimin, pasi i tha jo autokracisë së kryeministrit që kërkon t’i marrë të gjitha pushtetet, përfshi edhe atë lokal, pa asnjë kundërshtar, pa zgjedhje dhe krejt formalisht. Gjithashtu shpëtuan jo vetëm zgjedhjet dhe vendit i hapet perspektiva për zgjedhje të rregullta, të ndershme dhe palët të vendosin me consensus për një datë tjetër, por njëherësh kjo ditë historike parandaloi edhe vëllavrasjen, pasi 30 qershori që Rama e pasuesit e tij po kërkojnë me forcë ta mbajnë, do të haste në kundërshtim të rreptë të qytetarëve, të opozitës e demokratëve dhe, pa dyshim, do të sillte trazira, më keq akoma edhe vëllavrasje.