Në 1991 ish-Partia e Punës, bërë konvertimin e saj historic, duke marrë emrin në Parti Socialsite, me gjithë kundërshtimet e enveristëve dhe fanatikëve dhe mbështetësve të diktatorit. Ka qenë meritë e ish-liderit Fatos Nano që kjo parti të bënte kapërximin e madh, konvertimin dhe njëherësh hapjen me përqafimin e ideve të reja, me bazë evropiane. Nën drejtimin e F.Nanos Partia Socialiste pati rritje dhe sukseset e saj.
Sot Edi Rama, në krye të Partisë Socialsite po bën të kundrëtën. Që kur ai mori drejtiimn e kësaj partie rrëshqiti pak e nga pak drejt drjetimit të një sekti të vetëm, në një grup njerëzisht që nuk kishin as lidhje e as interesa me ish-Partinë Socialiste. Ndërsa vetë PS dhe anëtarët e saj, sikurse edhe disa nga figurat historike të kësaj partie, u lanë në heshtje, u sulmuan, anatemuan dhe pse jo u përçmuan. Sot Edi Rama bëri të kundërtën e asaj që bëri Fatos Nano në 1991. Ky po e kthen PS në PPSH, pasi jo vetëm që nuk ka hapje, jo vetëm që nuk ka demorkaci e mendim të lirë brenda saj, por ka krijuar një kupolë të ngjashme me Byronë Politike të kohës që sulmon me urdhër e komandime Presidentin e Republikës, opozitën dhe gjithë demorkacinë e aleatët perëndimorë. E pra, kjo është PS e Edi Ramës, ky është kontirbuti i tij sot në partinë që drejton.