Media britanike Oxford Analytika në një përmbledhje në lidhje me situatën në Shqipëri ka folur dhe për vendimin e Presidentit të Republikës lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve ka dal në konkluzionin se një negocim i huaj do të mund të qetësonte krizën politike që ka mbërthyer vendin. Theksojmë që Oxford Analytika është një media e rëndësishme që merret me analizat gjeopolitikie ekonomike, sociale dhe analiza të biznesit dhe të zhvillimit industrial si në rang global dhe nivel rajonal.
Kryesisht këto analiza konsistojnë në thellësi informacioni por dhe në konkluzione të dala nga këto lloj informacionesh. Më parë ajo kishte analizuar faktin që do të jetë një rrugë e shumë e gjatë integrimi i pranimit të Shqipërisë në BE dhe kjo më larg se data 7 qershor 2019.
Për ata që dinë të lexojnë përmes rreshtave dhe që kanë informacionet e duhura për burimet e tilla, jo vetëm mediatike e kuptojnë mirë që kryeministri i çmendurisë po e çon vendin drejt një marrëzie për karrigen personale dhe për mbulimin e të gjithë aferës së heroinës, trafikut të saj dhe blerjes së votës përmes saj. Kur britanikët flasin për negocim të huaj do të thotë që qeveria që pretendon që po qeverisë nuk është në gjendje për qeverisje jo e jo, por rrezikohet rëndë stabiliteti i Shqipërisë dhe Rajonit.