Marrëzia e ka emrin “Rilindje”

Diel, 16 June 2019 19:01

Ermal Xhelilaj

Qe prej marrjes së pushtetit, kjo Qeveri dhe Kryeministri Rama, janë karakterizuar nga skandale te njëpasnjëshme dhe problematika të thella e serioze, të cilat kanë rezultuar në pasoja të mëdha jo vetëm për ekonominë, mirëqenien, sistemin social e politik, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën në vend, por ka vënë në pikëpyetje serioze edhe integrimin Euro-Atlantik, si dhe orientimin kombëtar drejt vlerave të demokracisë e shtetit të së drejtës.
Duke ndërmarrë një numër reformash shtetërore, të cilat kanë patur për qëllim kapjen e kontrollin e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, Rilindja, në rolin e një bande të strukturuar shtetërore të kryesuar nga Rama, shtriu ndikimin e saj drejt sistemit ekonomik e resurseve kombëtare, duke i dhënë përparësi krijimit e fuqizimit të një grupi oligarkësh e politikanësh të lidhur me pushtetin, të cilët u projektuan për të mbajtur funksionale makinerinë shtetërore të Rilindjes, si  dhe financuar propagandën qeveritare në dëm të demokracisë, shtetit të së drejtës, integrimit Europian dhe interesit kombëtar.
Nga ana tjetër, lirimi nga burgjet i kriminelëve, vrasësve, trafikantëve të qenieve njerëzore e drogës, si dhe mbrojtja ligjore që u ofroi atyre që ndodheshin jashtë burgjeve, u promovua nga Rilindja si një standard i ri “demokratik” në shërbim të grabitjes të aseteve kombëtare, shantazhimit të personave publik e qytetarëve, vjedhjes e blerjes së votave si dhe trafikut të lëndëve narkotike për të financuar krimin shtetëror e elektoral. Marrëzia e Ramës vazhdoi më tej duke marrë përsipër me anë të grupeve kriminale, nën mbrojtjen e strukturave të rendit, kanabizimin total të vendit, të ardhurat e të cilave, sikurse është theksuar nga agjensitë e huaja të sigurisë e mediave prestigjioze ndërkombëtare, kanë shërbyer për të financuar vjedhjen dhe tjetërsimin e votave në zgjedhjet e 2017. Tashmë rendi dhe siguria në qytetet kryesore të vendit ndodhen nën kontrollin e kriminelëve e bandave mafioze të lidhura me pushtetin.
Kjo situatë e rëndë u kristalizua qartësisht kur dy ministrat respektive të rendit, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa, u akuzuan nga agjencitë e huaja të sigurisë për lidhje të ngushta me klanet mafioze e kriminale të cilat zhvillonin trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, apo për mbrojtjen shtetërore të ofruar kriminelëve e mafiozëve në Shqipëri. Sigurisht, marrëzia e Ramës nuk ka fund. Gjatë këtyre viteve në pushtet Kuvendi dhe Bashkitë, me bekimin e Kryeministrit Rama, u mbushën me deputetë e eksponentë socialistë të dënuar e të akuzuar për grabitje, vrasje, trafik ndërkombëtar droge e qënieve njerëzore, përdhunues etj. Si rrjedhojë, legjislativi e drejtimi i shtetit u vendos plotësisht nën kontrollin e kriminelëve të veshur me imunitet shtetëror e kostumin qeveritar të Rilindjes.
Njëkohësisht, të ardhurat financiare nga të gjitha këto aktivitete të paligjshme, të zhvilluara nën mbikëqyrjen e mbështetjen e strukturave shtetërore të Rilindjes, nuk mund të mos luanin rolin e tyre të rëndësishëm në shërbim të propagandës shtetërore “të tipit Koreano-Verior”. Nën kontrollin e Rilindjes, me financime të drejtpërdrejta apo të kamuflura, kaluan pjesa dërrmuese e medias së shkruar e vizive, të cilat vazhdojnë t’i shërbejnë si paterica për të mbajtur si dordolec marrëzinë propagandistike të Rilindjes dhe kufomën politike të Kryeministrit Rama. Ndërkohë që ato pak media të pavarura apo analistë me integritet që pasqyronin situatën reale që ndodhet vendi, u etiketuan si media kazani apo të sponsorizuara nga opozita. Marrëzisë së Rilindjes dhe Ramës, për ironi të fatit, nuk u kanë shpëtuar edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare, të cilat u emërtuan si pjesë e kazanit mediatik, kur sigurisht nuk bëheshin pjesë e propagandës qeveritare.
Sikurse është theksuar nga DASH në raportin e tij vjetor, korrupsioni i Rilindjes dhe Qeverisë Rama, i konsideruar i përmasave epike, është një fenomen i shtrirë masivisht në të gjitha strukturat shtetërore, duke filluar nga pushteti qendror e deri në degët e qeverisjes vendore. Mjafton të përmendim financimin abuziv të infrastrukturës rrugore kombëtare me PPP, të kundërshtuara nga institucionet relevante ndërkombëtare, vjedhjen me kompani kontraktore fantazëm të fondeve të unazes së re të Tiranës apo financimi korruptiv i akseve rrugore kryesore duke tejkaluar disa herë shpenzimet e parashikuara nga protokollet shtetërore, tenderat miliona euro për shërbimet spitalore apo medikamentet, për të kuptuar marrëzinë korruptive që reflekton kjo Qeveri.
Parë në këtë optikë, nën drejtimin e kësaj Qeverie, kjo periudhë tepër e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, e ka gjetur vendin në një krizë të thellë politike, ekonomike e sociale. Falë keqqeverisjes e marrëzisë që ka kapluar Kryeministrin Rama e Rilindjen, vendi po karakterizohet nga sinjale evidente të shndërrimit të Republikës në një regjim autokratik, ku policia e shtetit luan rolin e një shërbimi privat sigurie të Qeverisë. Ndërkohë, niveli i mirëqenies së qytetarëve Shqiptare është ulur ndjeshëm, korrupsioni ka marrë përmasa të frikshme, investimet në infrastrukturë e sipërmarrje janë inekzistente, bizneset po mbyllen përditë, investimet e huaja mungojnë, drejtësia ndodhet në ditët e saj me të këqija, politikat arsimore e shëndetësia kanë dështuar, mbi katërqind mijë Shqiptarë janë larguar jashtë vendit për një jetë më të mirë, ndërsa mijëra intelektualë te tjerë po ëndërrojnë emigracionin në SHBA.
Nga ana tjetër, jeta politike e shoqërore në Shqipëri po përballet edhe me një fenomen tepër shqetësues, tentativën e një puci të mirëfilltë shtetëror. Kuvendi i Shqipërisë është treguesi më i qartë i marrëzisë së kësaj Qeverie e këtij Kryeministri, duke u shndërruar në një treg shit-blerje mandatesh e votash, me përfaqësues mediokër, diletant, e të paarsimuar. Miratimi i rezolutës kundër Dekretit të Presidentit mbi shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, pothuajse në mënyrë unanime, është një tregues që opozita e klonuar nga Rilindja është thjesht një marionetë e Ramës, duke i dhënë një goditje të fortë parlamentarizmit, demokracisë, pluralizmit politik dhe kushtetutës së këtij vendi. Duke marrë në konsideratë mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, tashmë asgjë nuk e pengon Ramën të ndryshojë kushtetutën apo sistemin qeverisës dhe të shpallet një Maduro i Ballkanit apo monark në zemër të Europës.
Po ashtu, moszbatimi i Dekretit të Presidentit nga Qeveria dhe KQZ (e përbërë nga militantë të PS), në kundërshtim me normat e Kushtetutës së RSH-së, si dhe insistimi i Ramës për të shkuar në votimet e 30 Qershorit pa prezencën e opozitës, në mungesë të zbatimit të normave të demokracisë e pluralizmit politik,  i jep një dimension tjetër negativ krizës politike që karakterizon vendin. Kjo marrëzi e Kryeministrit dhe e kësaj Qeverie, e cila mund të rezultojë drejt një përplasje apo konfrontimi civil me pasoja të mëdha për vendin, duhet të ndalet sa më parë e në mënyrë decizive. Prandaj, kjo krizë politike e paprecedent dikton që të gjithë intelektualët, akademikët, studentët, klasa politike, qytetarët e ndershëm të këtij vendi të ndërgjegjësohen dhe t’i thonë stop kësaj marrëzie që e ka emrin Rama dhe kësaj Qeverie të inkriminuar, sepse “mjafton vetëm që njerëzit e ndershëm të mos bëjnë asgjë që e keqja të triumfoj”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...