Rama kërkon të mbrojë paratë e veta

Hënë, 17 June 2019 13:26

Tashmë është e qartë për të gjithë se Edi Rama me veprimet dhe mosveprimet e tij  kërkon vetëm të mbrojë paratë e veta dhe asgjë tjetër. U bënë muaj që opozita proteston kundër keqqverisjes, kundër aferave korruptive e kriminale të tij, ndërkohë që dita ditës vendi po shkon drejt greminës, ndërsa Rama vijon me propagandfën e tij të shpifur dhe me forcë e dhunë mundohet të mbajë pushtetin.

Ramës nuk i bëhet vonë as për PS, të cilën e ka marrë peng, sikurse edhe shtetin, as për popullin e tij që po shkon drejt rrënimit, as për bizneset, as për zgjedhësit e gënjyer që shpresojnë tek lëmosha e tij, as për fshatarët e as për studentët. I gjithë halli i tij janë paratë e pasuria që ka vënë me vjedhje, mashtrime e PPP-ra të çuditshme, duke përfituar nga buxheti i shtetit, janë oligarkët dhe krimi që e sponsorizon dhe e mban në pushtet.

Me të drejtë David L. Phillips rreshtoi një sërë faktorësh që e detyrojnë Edi Ramën të japë dorëheqjen një orë e më parë. Rama po bën gjithçka që të përfitonte imuntitet nga Prokuroria e Krimeve “për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim dhe se të mbrojë paratë e tij. Përgjimert e fundit të “Bild” e nxjerrin zbuluar Ramën dhe se vërtetojnë akuzat e shumta të opozitës ndaj tij. Sado që të mundohet me sajimin e datës së zgjedhjeve, me nisjen e fushatës apo me pedicionie kundër presidentit Meta, qoftë edhe me kërcënime reale ndaj kryetarit të opozitës, z. Basha, Edi Rama nuk mund ta shëptojë dot veten dhe qeverisjen e tij. Ai po shejton fundin e tij politik dhe nuk do jetë e largët dita që të japë llogari.

Modifikuar më Hënë, 17 June 2019 18:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...