Bild e nxjerr Ramën hajdut High Definition (HD)

Hënë, 17 June 2019 17:18

Edhe në përgjimet e para, e veçanërisht sot u pa dhe me qartë se Bild po e nxjerr hapur bashkëpunimin me krimin me qëllim marrjen e zgjedhjeve me çdo kusht.  Të implikuar ishin shumë persona, të niveleve të ndryshme deri tek kreu i ekzekutivit shqiptare, Edi Rama. Përgjimet e  fundit të botuara nga prestigjiozja gjermane “BILD” janë një prej treguesve më të qartë, dolën si kristali në sytë e të gjithë shqiptarëve, se si është drejtuar Shqipëria në këto vite kur Edi Rama dhe banda e tij kanë qenë në pushtet.

Këto përgjime na vërtetuan edhe një herë se si krimi i organizuar, grupet e strukturuara kriminale dhe mafia e vërtetë na e kanë kthyer shtetin tonë në zyra të aktivitetet të tyre, i kanë mbushur zyrat e shtetit me shërbëtorë dhe ushtarë të tyre. Konstatohet qarte nga përgjimet se Rama është ai që e ka vënë në dispozicion të krimit një shtet të tërë. Përgjimet e botuara nga BILD na vërtetuan edhe një herë se pse vuajnë shqiptarët, pse janë të varfër, pse nuk kanë vende pune, pse nuk kanë më shpresë por masivisht po e braktisin vendin e tyre. Ato përgjime na vërtetuan se kush i merr taksat e shqiptarëve. Kriminelët dhe grupet e krimit të organizuar bëjnë kërdinë me buxhetin e shtetit, të cilin kjo qeveri e marrë peng i shpërblen kriminelët si organizatorë të fushatës elektorale.
Nuk ka shqiptarë që nuk e ka kuptuar pas publikimit të përgjimeve se pse vuan dhe ku përfundojnë taksat e tij! Marrëveshja e fshehtë me krimin e organizuar, blerja e votave, intimidimi i votuesve, intimidimi dhe keqpërdorimi i zyrtarëve të administratës publike në zgjedhje, duket të jetë pjesë e një skeme kriminale të tejhapur që është implementuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, tani në pushtet, jo vetëm në qarkun e Durrësit, ashtu sikurse tregohet në investigimin e përgjimeve nga Anti-Mafia në Shqipëri, të publikuara më parë nga ‘Bild’.
Kjo skemë kriminale është përhapur edhe në qarqe të tjera, siç u provua në rastin e zgjedhjeve në Dibër, në verilindje të Shqipërisë. Përgjimet e Anti-Mafias, të gjitha pjesë e hetimit të dosjes 184/2016, që ka ‘ngecur’ për tre vjet në Prokurorinë shqiptare, zbulojnë prova tronditëse.
Këto përgjime ekspozojnë sesi kriminelët, oficerët e lartë të Policisë dhe zyrtarët më të lartë të qeverisjes së socialistëve, duke përfshirë këtu kryeministrin Edi Rama, janë të përfshirë në blerjen e votave, intimidimin dhe keqpërdorimin e punonjësve të administratës publike, frikësimin dhe pengimin e votuesve të Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Dibër.
Pjesa e parë e këtyre përgjimeve, zbulon sesi një funksionar i lartë në ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, ka ngritur një skemë të qartë dhe strategji për blerjen e votave, për pengimin dhe shantazhimin e votuesve. Ai nuk është i vetëm në këtë skemë. Si pjesë e dosjes investigative 184/2006, Anti-Mafia shqiptare ka zbuluar një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit, Arben Keshi, që tregon se kreu i qeverisë ka qenë në të njëjtën kohë i vetëdijshëm dhe i përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Neni 88 i Kodit Zgjedhor në Shqipëri ndalon përdorimin e burimeve njerëzore të administratës publike në zgjedhje. Neni 328/a i Kodit Penal në Shqipëri ndalon pjesëmarrjen në fushatën elektorale të zyrtarëve nga administrate publike (siç është rasti i drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi) dhe gjithashtu ndalon përdorimin e funksioneve publike për të ndikuar në fushatë (Edi Rama), si edhe përdorimin e resurseve njerëzore nga administrate publike. Ligji parasheh një dënim që varion nga 1 deri në 3 vjet burgim për shkeljen e këtyre dispozitave. Megjithatë, ligji nuk e  ka parandaluar kryeministrin Edi Rama për të cënuar objektivat e zgjedhjeve, si edhe as Arben Keshin drejtorin në Ministrinë e Brendshme, si edhe një nga personat kyç të ngarkuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve, për të siguruar vota për PS dhe për ta penguar bërë atë për të arritur qëllimet e paracaktuara, sipas pritshmërive. Gjatë bisedës, Keshi siguron kryeministrin Rama se ai do të arrijë objektivin e tij dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë në përputhje me pritshmëritë.

Modifikuar më Tuesday, 18 June 2019 09:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...