Një Trojkë që duhet dëgjuar seriozisht

Hënë, 17 June 2019 17:11

Nga Qemal SAKAJEVA

Fantazma e izolimit po endet mbi Shqipëri. Pas 10 vjet të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në vendet e zonës Shengen, pati mbërritur me efekte tronditëse lajmi nga Holanda. Ky shtet i Bashkimit Europian i ka kërkuar zyrtarisht Brukselit të bëhet pezullimi i  lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë. Në vend të kthjellimit ndër ne, plot komente u përcollën në media se kjo është një trysni e Holandës, se vizat nuk mund  të rikthehen kaq lehtë pasi një gjë të tillë duhet ta miratojnë të gjitha vendet anëtare,  madje edhe nga Bashkimi Europian u theksua se do ta shqyrtojnë  letrën e Holandës dhe mekanizmat  që  veprojnë, sepse kjo nuk ka ndodhur me asnjë shtet tjetër më parë.

Pa kaluar gjatë, vendimin e parlametit holandez e bëri të frikshëm një tjetër lajm. Kësaj here ishte Zvicra, një vend jashtë Bashkimit Europian, por që ka nënshkruar me Brukselin marrëveshjen  e lëvizjes së lirë në zonën Shëngen. Këshilltari Lorenzo Quadri nga Kantoni i Tiçinos, ka kërkuar interpelancë për shqyrtimin në Këshillin Federal se, “Si është situata në Zvicër në lidhje me krimin shqiptar dhe në veçanti me mafien”, problem që shtyu parlamentin holandez të merrte vendim për pezullimin  e lëvizjes së lirë për shqiptarët.

Ky zë që erdhi në forcim e sipër tashmë ka mbërritur një notë shumë të lartë. Sipas Deutsche Welle, Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrimin, Dimitris Avramopulos, duke folur për Grupin Mediatik Funke, bëri një paralajmërim rrëqethës për Shqipërinë. Ai tha se, po të vazhdojë kjo tendencë emigrimi nga shtetasit e Venezuelës, të Kolumbisë dhe kepërdorimit të lëvizjes së lirë të shtetasve nga Shqipëria për të kërkuar azil, Bashkimi Europian do të ndërmarrë hapa. Sipas këtij burimi, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 30 për qind.

Ky problem tanimë nuk i përket një zëri të vetëm - Holandës, por është një Trojkë shumë e fuqishme. Në vendet e Bashkimit Europian janë vendosuar mbi një milion shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë atje. Ky numër gjigant të emigruarish ka bërë që rreziku i pezullimit të  lëvizjes së lirë të frikësojë absolutisht çdo familje në Shqipëri, sepse është e vështirë të gjendet një vatër shqiptare pa pasur dikë në vendet e Europës së Bashkuar. Kjo frikë ka vënë në lëvizje  individët që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap, duke i shtyrë drejt një vendimi sa më të shpejtë, sipas arsyetimit “sa pa ndodhur ende pezillimi”. Nuk është gjë mos hapja e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ( nëse ndodh), çfarë gjëme do të ishte pezullimi i lëvizjes së lirë për shqiptarët dhe rikthimi i pamjeve thuajse  te harruara i dyndjeve njerëzore para dyerve të  ambasadave, për të marrë një vizë me pikatore, si dikur.  Nuk ka çështje më të madhe të jashtme të shtetit shqiptar, më të ngutshme, më të ndjeshme, me të përgjithshme, më humane dhe më zyrtare, se sa veprimi e ndërveprimi i gjithë faktorëve, të brendshëm e të jashtëm, për ta ndërprerë këtë rrezik kanosës.

Liria për të lëvizur në zonën Shengen është nga liritë më të mëdha që kanë ëndërruar dhe arritur shqiptarët. Humbja e kësaj lirie do të ishte katastrofike, nëse lihet të ndodhë. Është koha që kjo Trojkë të dëgjohet seriozisht, për t’u ndërmarrë hapat e duhur përpara se sa Brukseli të ndërmarrë hapat e mundshëm për izolimin e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...