Përfundimisht Kolegji Zgjedhor, ashtu siç edhe pritej, u rreshtua në krah të krimit, në krah të paligjshmërisë dhe antikushtetueshmërisë. Pas vendimit të disa orëve më parë, duke lënë në fuqi 30 qershorin si datë zgjedhjesh për pushtetin lokal, ky kolegj, në vend të Kushtetutës dhe zbatimit të ligjit zgjodhi krimin elektoral. Dekreti i presidentit Ilir Meta, që anulonte zgjedhjet më 30 qershor 2019, i botuar edhe ne Fletoren Zyrtare, ka fuqinë e ligjit dhe nuk mund të gjykohet apo kundërshtohet nga KQZ, Kolegji Zgjedhor apo çdo organ tjetër jo i ligjshëm, përveçse të zbatohet.
Mirë që ky Kolegj mori përsipër një barrë të rëndë dhe një përgjegjësi që nuk i takonte se nuk ka tager të interpetojë dekrete kushtetuese, por edhe kur e bërë këtë gjë, ai zgjodhi edhe anën e krimit.
Hisotria dhe jetëgjatësia e një kombi nuk varet nga fati i një njeriu, qoftë ky edhe kryeministri i vendit. Këta gjyqatarë të korruptuar e pse jo edhe të inkiriminuar, fatin e Ramës e lidhën me kushtetushmërinë, me fatin e një kombi.