Vendimi i turpshëm dhe i paligjshëm i kolegjit zgjedhor që la në fuqi 30 qershorin, si datë për zgjedhjet lokale, erdhi si pasojë e presionit dhe trysninë që vetë Rama dhe Rilindja e tij u kanë bërë 5 anëtarëve të Kolegjit për të mos reflektuar. Edhe pse juristë dhe konstitucionalistë të njohur, si dhe të gjithë ish-kryetarët e KQZ-së deklaruan se nuk është në kompetencë të Kolegjit Zgjedhor, për të gjykuar një dekret të Presidentit të Republikës, ky vendim u mor në favor të krimit eletoral.
Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor përbëhej nga: Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj. Këta pesë persona, milionerë nga para të korrupsionit e krimit, janë po aq përgjegjës për 30 qershorin sa edhe vetë kryeministri Rama që kërkon t’i sfidojë të gjithë e t’i hapë rrugën një situate të paprecedentë dhe të rrezikshme. Përgjigmet e fundit të “Bild”, të bëra publike dhe të dënuara edhe ndërkombëtarisht, presionet e brendshme dhe protestat mbarëkombëtare të opozitës nuk e kanë lëkundur kryeministrin Rama që t’i shkojë deri në fund marrëzisë së tij për të zhvilluar zgjedhje të njëanëshme dhe vetëm për kandidatët e tij socialistë. Këtyre pesë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që zgjodhën krimin dhe jo Kushtetutën përnudimsht u bie që të anëtarësohen në Rilindje, sepse i shërbejnë asaj plotësisht e me zell të madh.