Një lajm si çelës i së vërtetës për ftesën në Hagë dhe dorëheqjen e z. Haradinaj!

E Enjte, 25 July 2019 13:12

Nga Sali Berisha

Miq, thirrja e Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale pasi eshte shpallur dy here i pafajshem nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage ishte nje veprim in ekstremis dhe i jashtezakonshem por natyrisht brenda kompetences ligjore te kesaj gjykate.

Me dhjetra hipoteza jane ngritur mbi bazen e teorive konspiartive te ketij akti te jashtezakonshem.

Siç eshte regull dhe tradite ne Shqiperi dhe ne rajon, gishti drejtohet me pasion se pari tek te huajt, inati i tyre per taksen 100% mbi mallrat serbe. Ne te vertet qeverite e vendeve mike dhe partnere kane kerkuar heqjen e saj por ama çdo njeri e di se ajo eshte nje takse anti Hashim me qellimin e vetem per te bllokuar pazarin atikushtetues, antiligjor, antikombetar me territorin, sovranitetin, pavaresine e Kosoves te Miladinit shqipfoles te marre peng me dosje nga Beogradi.

Une nuk do merrem ketu me morine e insinuatave, komenteve, hamendjeve e spekullimeve te pafundme te dores qe qendron prapa thirrjes per te treten here ne Gjykaten Speciale dhe doreheqjen e ish kryeministrit te Kosoves.

Por une do te ndalem ketu vetem ne nje lajm publik te nje burimi mediatik, nder me seriozet e kohes, i cili çuditerisht kaloj pa u vleresuar, madje teresisht u injorua nga mediat dhe analiste e shumte qe shkruan per kete çeshtje. Perveç ketij lajmi une do ndalem gjithashtu dhe ne dy fakte te lidhura direkt apo indirekt me kete lajm dhe qe une mendoj se jane nga ato fakte qe thuhet se flasin vet.

Ne serine e fakteve, supozimeve, dyshimeve nje gje eshte e qarte si drita e diellit, se njerezit me te interesuar mbi kete toke per ta pare Ramush Haradinajn prapa hekurave kane qene Presidenti i Serbomadhise Vuçiç dhe argatet e tij, trojka shqipfolese albanofobe Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

Por perseri ky interes, kjo deshire e tyre per te eleminiuar ne nje menyre apo ne nje tjeter nga sekena politike Ramushin nuk perben fakt per ti treguar me gisht se ata direkt qendrojne mbas fteses se Ramushit ne Hage dhe doreheqjes se tij.

Mirepo perveç interesit te tyre shume te madh per sa me siper, implikimin e tyre direkt ne pengmarrjen politike te Ramushit ua zbuloj sherbimi boteror i BBC, i cili te nesermen e doreheqjese se z. Haradinaj njoftoi se ftesa e tij nga Gjykata Speciale e Hages lidhej me nje dosje qe kishte dorezuar se fundmi Beogradi ne Hage. Ky lajm shume i rendesishem i BBC çuditerisht i shpetoi interesit te analisteve dhe gazetareve.

Por ky lajm tregon qarte se shkaku i thirrjes tejet te pazakonte pra pas dy pafajesive te mepareshme ne Gjykaten Speciale te z. Haradinaj eshte para se gjithash, sipas BBC, dergimi me ngut i nje dosje nga Beogradi ne Hage.

Pra ne kete kontekst kemi te bejme me nje dosje te pregatitur ex tempora nga prokuroret e Beogradit vetkuptohet ne porosi te serbomadhit Vuçiç.

Por thirrjen e Ramushit ne Hage nga Gjykata Speciale per shkak te dosjes nga Beogradi me dashje apo pa dashje indirekt e pohoi dy dite pas thirrjes se tij vet presidenti i Serbise, Aleksander Vuçic, i cili personalisht dhe jo kryeministria e tij doli ne konference te vecante shtypi per kete çeshtje. Ne kete konference Vuçiç deklaroi sikur te ishte kryetar i Gjykates Speciale se Ramushi neser do te shkoje por shpejte do te kthehet perseri. Kjo bindje e Vuçiç buron vetem e vetem nga fakti se ai e di se gjykata do hedhe poshte dosjen e Beogradit te pregatitur ex tempora me deshmitare te rreme shqiptar albanofob apo dhe serb, per te cilen informoi me transparence BBC.

Se fundi, nese ka patur bashkepunim direkt te trojkes famzeze Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq ne pregatitjen e kesaj dosje me ndonje deshmitare te rreme, natyrisht jo nga Vlora por nga Vushtria, kjo do qartesohet nga hetimi dhe mbetet per tu pare.

Por reagimi identik, pothuaj vetem me dallimet qe rrjedhin nga perkthimi nga serbishtja ne shqip i trojkes famzes me padronin e tyre Vuçiç per ftesen ne Hage dhe doreheqjen e Haradinajt, i vetakuzon haptas keta te fundit.

Keshtu Vuçiç ne konferencen e tij per shtyp tha se nuk ka vend per eufori per doreheqjen e Haradinajt pasi kjo eshte nje mashtrim politik. “Me këtë ai dëshiron të siguroj fitore të fuqishme të rrymës më të fortë shqiptare në zgjedhje, të cilat pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në tetor”

Po keshtu trojka famezeze me gojen e vet apo zedhenesit e tyre me te njohur deklaruan se doreheqjen Ramushi e beri per qellime politike per te rritur mbeshtetjen e tij elektorale.

Siç e shikoni padroni dhe trojka, te vetedijshem per fallsitetin e dosjes se tyre, vetem sa nuk thane se Ramushi shkoi vet ne Hage per qellime elektorale.

Ata duket se ishin te sigurte per ftesen por nuk kishin parashikuar doreheqjen, e cila iu hoqi atyre çdo mundesi per te marre peng si kryeminister z. Haradinaj.

Mendoj se keto qendrime tashme plotesojne lajmin e BBC, sipas te cilit shkaku i thirrjes se papritur te zotit Haradinaj ne Hage ishte dorezimi nga Beogradi i nje dosje te fresket, mesa duket me deshmi fallco, qe sapo u hap u ngriu buzeqeshjen atyre qe e sajuan! sb

Modifikuar më E Enjte, 25 July 2019 19:14
Login to post comments