Votimet e 30 qershorit / Mediat e Ramës censuruan Sekretarin e OSBE -së

E Enjte, 25 July 2019 15:57

Rilindasit janë mjeshtër të manipulimit të opinionit publik. E kanë art një gjë të tillë pasi vec përmes manipulimit dhe propagandës së blerë duke iu shpëlarë trurin njerëzve kanë mundur të jenë në pushtet deri tani, kuptohet më përkujdesjen maksimale të krimit të organizuar si ortak pushteti që janë, për të mos thënë që Rilindësit janë të punësuarit e grupeve të organizuara. 

Mirë që tentojnë dhe duan ta shesin sapunin për djathë për pallavrat e tyre, por përkujdesen të censurojnë dhe ndërkombëtarët madje dhe kur i sjellin vet me idenë dhe të bindur se do të thonë atë çfarë vet mendojnë. Kanë shkuar deri atje sa kanë porositur dhe deklarata ndërkombëtarësh të cilët i kanë në hyqëm, por dhe kur ndonjë fjali e tyre krejt normale është thënë janë përkujdesur ta censurojnë në media përmes porosive për ta dhënë. Në fakt nuk është hera e parë por sot ka ndodhur që deklarata e rëndësishme e një zyrtari të rëndësishëm siç është sekretari i OSBE të censurohet dhe të mos transmetohet në media.
Sekretari i OSBE, Tomas Greminger ishte sot në Shqipëri dhe madje siç e kërkon kortezia e punës doli në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj tha se ndodhej në Shqipëri për të dhënë mbështetjen e pakufizuar që vendi të merrte Presidencën e OSBE-së në 2020.
Sekretari i OSBE, Tomas Greminger nuk i shpëtoi dot as pyetjeve rreth situatës politike në vend, krizës që ka përfshirë vendin dhe mundësisë së zgjedhjes së saj. Përpos formalizmave që zakonisht ndërkombëtarët thonë në daljet me zyrtarët shqiptarë, ndonjë qoke në favor të tyre ose idesë së ruajtjes së stabilitetit të vendit përballen më argumentin dhe iu duhet të thonë dhe të vërtetën. I pyetur mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, Sekretari i OSBE, Tomas Greminger, tha se për këtë vendos vetëm Gjykata Kushtetuese. Pikërisht ishte kjo thënie e tij të cilën mediat e Rames janë munduar ta fshehin këtë si deklaratë duke mos e cituar atë.
Është ky panik që e ka përfshirë Rilindjen, pasi nuk dinë as vet ata së çfarë emri ti vënë asaj farse dhe marrëzisht duan të besojnë “fitoren” me 30 qershor, të marrin 61 bashkitë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend dhe dua që përveç legjitimimit të dhunshëm që kërkojnë ti bëjnë procesit ta shesin si fitore të shqiptarë, por të cilët te 85% e popullsisë që nuk shkoi në zgjedhje si dhe shpresojnë të bindin burokratët ndërkombëtarë ti njohin këto zgjedhje si demokratike. Ky që ka ndodh në Shqipëri është një turp, ndaj dhe këto zgjedhje ende nuk kanë një emër. As me dashamirësja e tyre Glover nuk i vuri një emër farsës së 30 qershorit ndaj dhe Rilindja me mediat e saja kërkojnë të fshehin ndonjë të vërtet ndërkombëtare si kjo e Sekretarit të OSBE, Tomas Greminger.

Modifikuar më E Enjte, 25 July 2019 19:03
Login to post comments