Teza “shengen ballkanik”, ashtu si shkëmbimi i territoreve të Kosovës, është tezë serbe

E Enjte, 26 September 2019 19:35

E “reja” që përcolli Rama nga SHBA, është ringjallja e tezës “shengen ballkanik”, një ide e vjetër serbe, për krijimin e një Jugosllavie të re në Ballkan.  Nuk ka asgjë të re dhe me interes për Shqiptarët kjo tezë apo kjo gjetje. Shqipëria që ka viza me BE-në, lëvizjen e lirë që fitoi me Qeverinë e PD-së, nuk i hyn shumë në punë “Shengeni” ballkanik. Kjo është tezë serbe dhe në dobi të Serbisë. Duket se Rama është pajtuar me këtë tezë, si me çdo propozim të Vuçiçit, pasi nuk ka folur por ka qenë presidenti serb që e ka bërë të njohur për mediat. Duke folur për mediat serbe nga Nju Jorku, Vuçiç tha se gjatë takimit është diskutuar për një ‘mini Shengen Ballkanin’, që do të thotë heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.

Me sa duket, meqenëse BE nuk i hap negociatat, i mbyll portat Ramës, ky shpik formacione të reja, viza aty ku s’duhen e ku nuk është e nevojshme. Ne vend qe t'i cojë shqiptaret ne Evrope, Rama do t'i nisi drejt Serbise. 

Më herët kjo tezë është kundërshtuar hapur nga politikanët e opozitës. Tritan Shehu ka theksuar se ““Shengeni Ballkanik” i Rama - Vuçiç, ëndrra e “Jugosllavisë së Re”, na largon nga Evropa”.  Rama po kërkon të mashtrojë shqiptarët, t’u hedhë hi syve atyre se ky “Shengen” mund të zëvendësojë  BE-ne, apo se integrimi do të jetë kolektiv e jo sipas standardeve të çdo vendi. Teza është e rrezikshme dhe dëmton rëndë interesat tona më të mëdha kombëtare. Eshte njesoj si teza e mehershme per shkembimin e territoreve te Kosoves. Ky skenar Rama - Vuçiç, antishqiptar e antieuropeist, si ai Enver - Tito dikur, duhet ndalur.

Modifikuar më Premte, 27 September 2019 11:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...