Nga Alda Hajderasi/ Banore e Unazes se re
Te jetosh apo te mbijetosh? Te flasesh apo te heshtesh? Ke te degjosh e ke te shohesh? Te qeshesh apo te qash? Te mesosh apo te punosh? Te luftosh apo te vdesesh?
Per ne nuk eshte se ka shume zgjidhje. Situata ne vend eshte e tmerrshme.
Te jetosh ne nje vend ku pretendohet se ka demokraci por ne te njejten kohe te privohet e drejta e fjales, e drejta e arsimit, e drejta e strehimit, e drejta e ushqimit, me shkurt e sakte te privohet jetesa! Pavaresisht se jemi njerez me te drejta e liri shihemi e trajtohemi thjesht si objekte nga kjo qeveri. Objekte qe kur ju duhemi na mbajne ne krahe e kur s’ju duhemi na flakin tutje.
Ketu cdo gje po merr fund! Vendi po shkon drejt nje gremine te pafundme. Cdo gje po shkaterrohet, krimi ka pushtuar vendin! Kudo shohim e degjojme vetem vrasje, vjedhje e kanabizim te vendit. Po si nuk degjuam nje here, qofte nje here te vetme per arrestimin e nje krimineli apo bande kriminale? Arrestimet e vetme qe degjojme jane ato te qytetareve te thjesht qe nuk kane patur mundesi te paguajn energjin elektrike e fatkeqesisht disa prej tyre kane vrare veten ne burg per shkak te stresit e vuajtjes qe ndjen atje brenda!
Te flasesh apo te heshtesh? Fatkeqesisht shqiptaret kane rene ne gjume, fatkeqesisht shqiptaret kane heshtur! Te gjithe ata qe kane guxuar te flasin kane perfunduar prapa hekurave duke u terhequr zvarr e duke u dhunuar. Fakt jemi ne banoret e Unazes se Re. Te paret qe folem, te paret qe u ngritem ne protest per te mbrojtur te drejten tone, per te mbrojtur familjen tone! Per te mbrojtur shtepit tona nga nje projekt korruptiv qe kerkon te shkaterroj shtepit tona per te mbushur xhepat e pushtetareve. Nje protest tashme prej 11 muajsh. 11 muaj te stresuar, 11 muaj te dhunuar sa fizikisht po aq edhe psikologjikisht. 11 muaj qe jemi arrestuar e denuar pa te drejte! Por ne nuk trembemi, ne nuk dorzohemi. Do vazhdojme deri ne fitoren tone!
Ne krye te vendit jane vendosur disa mjeran te paditur e te pashpirt. Duke filluar qe nga vemja e bashkise, lali plehu i cili shkatrroi e betonizoi qytetin. Nje vemje e shemtuar qe fal punes se tij u permbyt qyteti vetem me 3 ore reshje shiu! Fale punes se tij tashme edhe ai pak gjelberim qe kishim, u zhduk! Cdo gje eshte betonizuar! Ne cdo cep te qytetit sheh vetem kulla. Nje vemje ky qe per te bere propaganden e radhes perdor femijet e qytetit. Cdo shfaqje e tij ne televizione, cdo fjal e tij, cdo veprim i tij eshte mashtrim! Rriti cmimin e ujit, premtoi uje 24 ore por sot Tirana eshte tashme 1 muaj pa uje! E vetmja gje qe ky vemje di te beje eshte te vjedhe e me pas te viktimizohet. Kemi deputeta e ministra hajdute e kriminela. Duke filluar nga Sajmir Tahiri e cili kanabizoi vendin e vodhi miliona euro e tashme lihet i lire nga drejtesia jone. Nga drejtesia e Edvin Kriminel Hajdutit! Per mos vazhduar me tej me Artan Lame, Afrim Qendro e Damian Gjiknuri. Te gjithe kriminel te pashoq.
Per mos permendur kryekriminelin, kryedrogaxhiun e kryehajdutin Edvin Kristaq Rama! Nje i kriminel psikik! Fajtori i vetem per cdo gje qe ndodh ne vend! Premtoi legalizime, sot shkaterron shtepi, premtoi shendetesi falas, sot shendetesia eshte me e shtrenjte se asnjehere dhe eshte ne kushte te mjerueshme. Premtoi se do luftonte krimin, nderkohe kriminelet kerkon ti beje kryetar bashkie. Kushti i vetem e kryesor per te qene pjese e PS eshte, te jesh kriminel. Premtoi 300 mij vende pune, nderkohe jane larguar nga vendi me shume se 300 mij shqiptare. Premtoi rritje te ekonomis, nderkohe njerezit luftojne per buken e gojes.
Jeni pikerisht ju kriminela qe na keni vjedhur cdo gje! Jeni pikerisht ju qe na keni vjedhur te tashmen, na keni vjedhur te ardhmen!
Ne nuk e meritojme kete qeveri! Ne nuk i duam keta kriminel! Cfare mekati kemi bere valle qe na rate ju per pjese?
Zhdukuni njeher e mire qe te rikthehet qetesia, te rikthehet liria e demokracia. Zhdukuni qe te mund te marrim frym lirshem se dhe ajrin na i keni ndotur!
Me ju eshte hall te qeshesh e hall te qash! Jeni kthyer ne disa palaco te mjere! Prandaj ikni e zhdukuni. Nuk ka me vend per ju ketu! Tashme eshte koha e sovranit. Tashme eshte koha jone.
Ne e kemi vendosur.
RAMA IK!
Rama Ik te shpetoj Shqiperia,
RAMA IK te shpetojne shqipetaret!