Profesori Mark Marku, i ftuar në emisionin “Opinion” e cilësoi të papranueshëm sulmin e PS ndaj presidentit të Republikës Ilir Meta.
Duke vlerësuar rolin e kreut të shtetit në situatën kritike ku ndodhet vendi, Marku u shpreh se në një situatë të tillë jo që nuk duhet shkarkuar, por do duhej ta gjenim një president të tillë.
“Edhe po të mos e kishim një President të tillë, në këtë situatë do na duhej ta gjenim një të tillë, e jo ta heqim“, deklaroi ai.
"Një president i fortë. Me shumë dobi për sistemin dhe mendoj se ajo çfarë prodhon gjithë reagimet ndaj Metës, përvoja e tij prej shumë vitesh në politike shndërrohet në siguri", shtoi profesori Mark Marku.