Kryeministri rus në Serbi , Rama-Vuçiç i kanë bërë mirë detyrat

Saturday, 12 October 2019 14:37

Një lajm i papritur sot është dhënë në media. Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev paska vendosur që të vizitojë më 20 tetor Serbinë me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga trupat naziste.

Numri 2 i shtetit rus do të pritet në një ceremoni të veçantë nga presidenca, qeveria dhe parlamenti serb. Ai do të mbajë një fjalim në kuvendin serb. Sipas mediave kombëtare, Medvedev do të diskutojë për çështje të veçanta presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku në fokus do të jetë dhe negociatat midis Serbisë dhe Kosovës.

Por si ka mundësi kjo vizitë kaq e papritur dhe e paplanifikuar e Kryeministrit rus në Beograd?! Çfarë informacionesh të rëndësishme u dashka me marr në mënyrë kaq urgjente?

Po lidhja e kësaj vizite me të ashtuquajturin samit në Novi Sad dhe kurorëzimit të ‘dashurisë’ mes Ramës dhe Vuçicit atje?

Siç duket Rama dhe Vuçiç e paskan bërë mirë punën e tyre në Novi Sad dhe rusët tashmë vijnë të marrin frytet.

“Jugosllavia e re” është një projekt që rusët i kënaq dhe i bën që të festojnë.

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 09:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...