Mrika Kodheli: Nëse nuk hapen negociatat humbet Franca, jo ne

Saturday, 12 October 2019 16:14

Ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në deklarimin e saj për çështjen e negociatave dhe vështirësinë e madhe të hapjes së tyre nga Holanda dhe sidomos, së fundmi edhe nga Franca, e konsideroi refuzimin e Francës, si një humbje të madhe të këtij shteti dhe njëkohësisht si fitore të Shqipërisë.
Këta të rilindjes mbasi kanë kryer çdo lloj krimi dhe marrëzie të mundshme dhe kur gjithë bota e qytetëruar e ka mësuar tashme se cilët janë këta dhe me kë ka të bëjë, i janë sulur Evropës. Deklarata e Mrika Kodhelit është merane deri në dhimbje, qesharake deri në marrëzi dhe kjo rilindja paska pasur në të njëjtën masë kontingjentin kriminelëve dhe banditëve me ata të idiotëve qofshin këta të dobishëm apo jo.
Fikja dhe ndezja e radarëve për tu bërë nder Habilajve të drogës dhe bashkëpunimi i shtetit me struktura kriminale është e regjistruar në të gjitha shërbimet sekrete serioze. Por cubat e rilindjes nuk pyesin, se janë një kontingjent i tërë i mbledhur rreth një Haxhi Qamili që nuk do t’ia dijë më për Perëndimin, se ka Ankaranë, babë Erdoganin dhe Beogradin.
Nuk e di se cili tru mund ta artikulojë fjalinë që humbja është e Francës nëse nuk hapen negociatat. Me siguri nga e njëjta skutë e trurit me të cilët u fikën radarët, ka dalë edhe kjo fjali që është zgjatim i mendimit dhe opinionit që ka dhënë Haxhi Qamili i tyre, gruaja e Bilialit. Dhe atë që Mrika e tha sot, në fakt Haxhi Qamili i Rilindjes e ka bërë realitet, po shkëput Shqipërinë nga euro-atlantizmi dhe po e nis drejt shkretëtirave të Anadollit në bashkëpunim me Vuçiç sipas teorisë së Vasa Çubrilloviç./ REDAKSIONALE

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...