Negociatat/ Mes JO-së franceze dhe PJO-së gjermane

E mërkurë, 16 October 2019 20:34

Nga Kastriot Islami 
Këtë javë do të vendoset nëse do të hapen negociatat mes BE dhe Shqipërisë, njëri nga vëndet kandidate për në BE.

Gjasat janë që ky vendim të jetë më pranë JO-së franceze sesa PJO-së gjermane (një pranim në parim të hapjes së negociatave, pa datë për hapjen e negociatave deri në plotësimin e 9 kushteve të rënda për qeverinë Rama).

Duhet të jetë e qartë për publikun se Rama, 3 herë në opozitë dhe katër herë në krye të qeverisjes është shkaktari për moshapjen e negociatave.
Duket si një gjëmë e keqe për shqiptarët, e thënë ndryshe: Nuk do të ketë hapje të negociatave derisa shqiptarët të kenë një qeveri të drejtuar nga Edi Rama.

Është për të ardhur keq dhe për ta cilësuar lajm shumë të hidhur një vendim negativ, sipas opsionit francez, të Këshillit Europian përmoshapjen e negociatave me BE edhenëvitin 2019….

Aq më tepër që kjo do të mund të ndodhte thjesht dhe vetëm për arsyen e qartë që lidhet me keq qeverisjen e vendit…

Gjasat duken më të mëdha që shqiptarët të mësojnë këtë fundjave këtë lajm jo fort të gëzueshëm…ndonëse për fatin e tyre të keq një lajm i tillë ishte i pritshëm dhe nuk do të mund të ndodhte ndryshe me një qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka kapur shtetin e sillet në mënyrë autoritare; realitet që e kanë me prova e fakte kancelaritë e 28 vëndeve të BE mbi tavolinë.

Ja cilat janë kujfitë brënda të cilit duket do të merret vendimi për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut këtë javë.

Franca është shprehur deri tani “kundër hapjes së negociatave” edhe me Shqipërinë, edhe me Maqedoninë e Veriut.

Arsyeja e saj është: As vëndet kandidate, në rastin konkret, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, nuk i kanë plotësuar kushtet pra nuk i kanë bërë mjaftueshëm detyrat e shtëpisë për të hapur negociatat.

Por as vëndet e BE nuk janë të përgatitura për të hapur negociatat me vëndet e reja kandidate për në BE.

Thënë troç e qartë, Franca shprehet kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut me BE për dy “blloqe” arsyesh:

i) vëndet kandidate nuk kanë plotësuar kriteret për hapjen e negociatave:

ii) BE duhet më parë të kryejë një reformë të thellë të brëndshme për të përmirësuar funksionalitetin e saj para se të vazhdojë procesin e zgjerimit.

Hollanda është qartas kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë me argumentin se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, duke lëshuar kritika të forta për korrupsionin dhe lidhjet e krimit e të trafiqeve me qeverisjen e vëndit. Hollanda nuk ka artikuluara, si Franca, ndonjë arsye që lidhet me reformën e brëndshme të BE…

Danimarka duke ju bashkuar Francës, ka qëndrim po ashtu kundër hapjes së negociatave, pothuajse të njëjtë me Hollandën…

Gjermania ka prezantuar deri tani një qëndrim më fleksibël, i cili mund të cilësohet e dhemë inteligjenti dhe në mënyrë figurative mund të cilësohet një vendim PJO. Gjermania ka pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut duke filluar diskutimin e 35 kapitujve në fund të vitit.

Kurse për Shqipërinë është shprehur dakord në parim për hapjen e negociatave, por nuk ka përcaktuar asnjë datë për hapjen e negociatave deri në plotësimin e 9 kushteve, disa prej të cilave të shtuara gjatë vitit 2019. Ky opsion gjerman për Shqipërinë mund të cilësohet si “(mos) hapje e negociatave me kushte”.

Greqia pa u shprehur në mënyrë eksplicite kundër hapjes së negociatave apo hapjes me kusht të negociatave me Shqipërinë, i ka shtuar 9 kushteteve gjermane edhe një kusht “grek” që lidhet me respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, duke vënë theksin në të drejtën e pronës.

Komisioni Europian prej tre vjetësh ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar të gjithë kushtet për hapjen e negociatave dhe i ka propozuar parlamentit Europian, dhe Këshillit Europian hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarsimit me këto dy vënde. Por prej 3 vitesh ky qëndrim hidhet poshtë e refuzohet nga Këshilli Europian ku marrin pjesë kryetarët e shteteve të vëndeve anëtare të BE…

Gjasat më të mëdhaja në që të aplikohet opsioni francez, i cili për Shqipërinë, është pothuajse i njëjtë me opsionin gjerman. Por ndërsa opsioni francez,duke qënë qartas për mos hapjen e negociatave evidenton dy arsye, një që lidhet me mos plotësimin e kushteve nga Shqipëria dhe një tjetër me nevojën e një reformë të thellë të brëndshme të BE, opsioni gjerman, më fleksibël, përcakton si arsye të vetme të (mos) hapjes së negociatave mos plotësimin e kushteve nga qeveria e Shqipërisë.

Ndërkohë Rama i qartë se cilido qoftë vendimi, ai është kundër qeverisjes së tij, është për pjekur së koti e në mënyrë qesharake të provokojë e madje të fajësojë Gjermaninë e Francën, duke ju thënë se ky vendim po merret për shkak të problemeve të tyre të brëndshme të shkaktuara nga forca euro skeptike.

Që sipas demagogjisë së tij që shkon shumë larg janë të furnizuara dhe ndikuara nga forcat opozitare shqiptare. Madje Rama ka shkuar shumë larg me provokimin e tij duke u bashkuar në Nish me Vuçiç për të deklaruar se “nëse nuk hapnin negociatat, unë kam opsionin rezervë të “Shengenit Ballkanik” dhe nuk e caj kokën aspak për vendimin tuaj…”.

Syri.net, 16tetor 2019

Modifikuar më E Enjte, 17 October 2019 13:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...