Përrallë me “Jugosllavia e vjetër +Shqipëria”

Premte, 18 October 2019 16:38

Nga Qemal SAKAJEVA

Nostalgjikë të Mareshalit Tito ka ende në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Flitet që, mjaft familje maqedonase mbajnë fotografinë e Josif Broz Titos, ngaqë maqedonasit e pakët i bëri  me republikë, enkas për t’i coptuar edhe më trojet e shqiptarëve dhe për t’i sunduar ata më lehtë.  Më ka rastisur në Bukuresht të Rumanisë që, gjatë një konference ballkanike, një slloven i administratës së Ministrinë së Mbrojtjes në Lubjanë - Sllovenia atë kohë qe anëtarësuar në  BE - tha me krenari se, “nga prindërit jam slloven, kam lindur në Sarajevë, por ndjehem  jugosllav”.

Edhe pse Jugosllavia u krijua për t’i shërbyer një  Serbie të stërmadhe, serbët kanë pasur pakënaqësi ndaj Titos, ngaqë republika e tyre nuk  u bë kurrë e begatë si Sllovenia apo Kroacia. Kësisoj përbën “çudi” kur ndonjë serb vetëdeklarohet  nostalgjik për Titon. Pas plot 35 vjetësh nga vdekja e tij, ndërkohë që Serbia qe çmendur në duart e pushtetit të radikalëve të tyre nazistë, në Beogradin serb - jo jugosllav - u shfaqën nostalgjikët e Titos: njëri është një  komedian i ri, tjetri një ultraradikal në rini e proeuropian mesoburrë.

Pasi radikalët e shpenzuan kohën e pushtetit duke krijuar tragjedi të mëdha, po shihet që serbët e lodhur e kanë të domosdoshme të kenë në krye një komedian. Nuk ishte rastësi që, studenti 26 -vjeçar Luka Maksimoviç, me emrin satirik Ljubisha Preletaçeviç “Beli” (I Bardhi),  kandidoi për president në zgjedhjet e 2 prillit 2017. Ai  mbeti në vëmendjen e votuesve, me talljen që u bëri politikës dhe politikanëve, të cilëve u tha se ata vetëm e gënjejnë  popullin e tyre. Dhe ky, Luka, tha disa shpallje të pazakonta: u bëri me dije zgjedhësve se idhull politik kishte Presidentin Tito; u vesh në të bardha si Mareshali Tito; shkonte te votuesit hipur në kalë të bardhë si i pushtetshmi Josif Broz; pozoi si shtatore e gjallë e bardhë në sheshin e madh të qytetit mbi një  podium të rrumbullakët dërrase dhe deklaroi  se zotëronte aftësitë e Titos  aq sa mund të  bashkonte Perëndimin me Lindjen në paqe; dhe nuk e shihte të domosdoshme të shpallej për mosnjohjen e Kosovës sepse, me afësitë e tij si të Titos, do të bënte që Kosova të kërkojë vetë t’i bashkohet Serbisë. Pikërisht, ky Luka Maksinoviç, doli në vend të tretë në zgjedhjet për president të Serbisë.

Pas komedianit, papritur  u shfaq nostalgjik i Josif Broz Titos bash i sapozgjedhuri president Aleksandar Vuçiç. Ky politikan, vetëm dy ditë pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Serbi, në një intervistë për gazetën amerikane “Politico”, u deklarua me një ide si t‘ia kishte grabitur komedianit Luka Maksimoviç, se do të ishte një Tito. Dhe jo dosido. Vuçiç shokoi politikën në hapësirën e ish-Jugosllavisë duke deklaruar që: “Nëse të tjerët bien darkord ne do të bëhemi një treg prej 20 milionë njerëz. Është një treg domethënës. Do të jemi në gjendje të tërheqim shumë më tepër investitorë. Mendoj se këtë edhe të tjerët e kuptojnë.... Bëhet fjalë për “Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë””.

Ky, domethënë Aleksandar Vuçiç, i ka marrë të gjitha brenda dy dhjetëvjeçarëve, që nga sekretar i përgjithshëm i partisë radikale të Vojisllav Sheshel (1995), ministër i infomacionit i Sllobodan Millosheviç (1998-2000), ministër i mbrojtjes (2012-2013), zevendëskryeministër i parë (2012-2014), kryeministër (nga viti 2014) dhe  fitues si president i Serbisë (2017), përmes spirales  nga vetëdeklarimi ultraradikal deri te vetëshpallja proeuropian. Ai ka gjetur mbështetje në Bashkimin Europian duke shërbyer deklarata për politikë neutrale mes Brukselit dhe Moskës. Madje u shfaq përtej megallomanisë së Josif Broz Tito, për ngjalljen e Jugosllavisë së vjetër + Shqipërinë! Siç Moska përpiqet të kthehet në  forma të ndryshme në ish- republikat e Bashkimit Sovjetik, edhe Aleksandar Vuçiç hodhi idenë e kthimit të Beogradit në ish- republikat jugosllave. Domethënë, Jugosllavia e vjetër të ngjallet përmes tregut të përbashkët të ish-republikave dhe krahinave jugosllave përfshirë Shqipërinë. Por kjo ide e trajtuar në samitin e Parisit, më pas në samitin e Sarajevës dhe të Triestes, nuk do të mund të funksionojë: popujt e Ballkanit Perëndimor, siç është pagëzuar politikisht ky ishull jashtë BE, kanë një brez njerëzor që përpiqen të ankorohen në portin e shumëpritur të Brukselit, e nuk po munden. Bashkimi Europian u jep këtyre vendeve si aspirinë mbështetjen për një strukturë të ndërmjetme, e cila është e pakapërdishme, përveç Serbisë dhe ndonjë shteti tjetër, sepse: është ide e njohur serbe dhe vet Vuçiç e pagëzoi  “Jugosllavia e vjetër + Shqipërinë”; bashkimi jugosllav është kujtesë e keqe, shtypëse dhe shfrytëzuese ndaj shqiptarëve; përmes këtij organizmi në dukje thjesht ekonomik, Serbia do të synojë të arrijë shumëçka prej humbjeve të merituara; synimet serbe të mbështetura nga Rusia do ta mbajnë BE në rrethina të kësaj Jugosllavie. Përveç këtyre, kjo ide është absolutisht kundërthënëse në rrethanat e tashme: ndërsa Britania e Madhe iku nga Bashkimi Europian duke mos funksionuar me të së pari ekonomikisht, qënka koha që shqiptarët të hynë në “Jugosllavinë e vjetër + Shqipërinë”, për të funksionuar ekonomikisht!

“Mini-Schengen ballkanik” që u nënshkrua më 10 tetor 2019 në Novi Sad - nga Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria - bie erë edhe më të keqe se Jugosllavia e vjetër: nuk ka ngjyrim europian; s’është as mini-Jugosllavi; zhbën kuptimin e Schengen-it të jashtëzakonshëm; nuk ka kurrfarë përmase ballkanike; madje as titiste; është ide serbe që qarkullon nëpër kohëra. Edhe po të krijohej (me tri shtete s’merr kuptim), ka për të dështuar si gjetje artificiale dhe hileqare e përsëritur disa herë. Shqipëria hodhi një hap shumë të gabuar, krejtësisht i pambështetur nga politikat në vend. Kosova kundërshton prerë të kthehet në Serbi përmes një ish-Jugosllavie.  Megjithkëtë presidenti i Aleksandar Vuçiç mëton se nuk po  e rrëfen “Mini-Schengen ballkanik” si përrallë dimri. Kur Bashkimi Europian është tronditur nga themelet me Brexi që përfundon më 31 tetor 2019,  Vuçiç mundohet të bëjë Titon, duke besuar se më 10 tetor 2019 mpiksi “Jugosllavinë e vjetër  plus Shqipëria”. Por si ministër informacioni i Sllobodan Millosheviç e pati parë  me sy shkatërrimin e Jugosllavisë bashkë me idenë serbomadhe, e përjetoi me llahtari varrosjen thellë të saj dhe mbulimin me dh̜͔͔̎̑e të përgjakur. I vdekur nuk ngjallet kurrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...