Neveria

Diel, 20 October 2019 11:55
Nga Luçiano Boçi
 

Është pothuaj e pamundur të mos ndjesh një ndjesi zbrazëstie deri në neveri, tek dëgjon sot deklaratat dhe  justifikimet banale të pushtetit për mos hapjen e negociatave.

Të përzihet kaq shumë, sa kërkon vetvetiu të ikësh me vrap, të mbyllësh veshët dhe të verbosh sytë. Popullorçe të vjen me vjellë tek sheh Ramën që pelivançe kërkon ta gjejë fajin si përherë përtej vetes, megjithëse deri më tani ka festuar në mënyrë mashtruese katër herë hapjen e negociatave.

Kësaj rradhe fajin nuk ia kishte opozita. E ka ai pra, ‘miku i tij i ngushtë’ i para pak ditëve më parë, Macron-i, se kështu lavdërohej Rama studiove televizive.

E ka Franca që e katandisi atë ‘njeriun që zgërdhihet’, nga komandant të Legjionit të (ç)nderit, në turpin më të spikatur të Evropës.

Çfarë cektësie arsyetuese e neveritshme!!!?

Të zë lemeria e neverisë, kur sheh në Lushnje Braçen e vogël në rolin e zv/kryeministrit të madh, që i frymëzuar nga ‘litari’ i kuq në qafë, të anatemojë me patetizëm grarisht ‘façizmin’ që i pengoi atij të hyjë në Evropë nga dera e gjykatës.

Mos pyet më ç’ndodh të dëgjosh sharjet e anatemat e Ngjelës, për ‘imperializmin’ francez, ‘armikun’ e betuar të nacionalizmës evropianiste të shqiptarëve.

Duhet të shtrëngosh fort stomakun me duar, kur merr vesh deklaratën e Mimit, sipas së cilës nga mos hapja e negociatave humb Franca jo Shqipëria, sepse ajo qëndron si shkëmb graniti e del më e fortë.

Të duhet një legen me ujë të ftohtë për këmbët dhe një durim derri të lexosh scribët e neveritshëm mediatikë proramistë që pjellin me penën e tyre të thyer, panegjerizma butaforikë qeveritarë dhe anatema mediokre me referenca gjoja historike, për armikun e rishfaqur në horizont, duke iu dukur vetja se i ngjajnë Fishtës.

Dhe e gjitha kjo është një shfaqe e neveritshme që nuk erdhi për një ditë, por që na është shtruar këmbëkryq mes shqiptarëve, këtu e gjashtë vite më parë.

Dhe vetë personazhi i famshëm Roquentin i romanit ‘Neveria’ të Sartri-t, kërkuesi simbolik më intim i saj, do ta kishte zili një përjetim kaq neveritës që imponon kori qeveritar dhe realiteti që ato kanë mbjellë.

Kjo neveri sot në apogjeun e saj, i është imponuar njerëzve, që përpëliten në luftën e përditshme për mbijetesë për të konfirmuar ekzistencën e tyre, deri në një reagim kolektiv braktisësh, në padurim qëndrimi në këtë vend dhe venitje të çdo shprese për të ardhmen.

Gjithçka ka nisur me blerjen e neveritshme të pushtetit dhe me neverinë që të ngjall gjunjëzimi i politikës para krimit.

Vazhdoi me paraqitjen përtej fantazisë të kanabizimit të vendit si triumf politik dhe u pasua me shpikjen e zbatimin e formulave të neveritshme për të grabitur prona, para dhe favore me mijëra marifete dhe me mijëra kilometra propagandë.

Neveria u thellua me koncesione për të favorizuar individë dhe manjatë artificialë dhe me PPP korruptive.

U shpërnda kudo.

Shëndetësia falas të ngjall krupë.

Arsimi të bën ndjehesh i turpëruar me diplomën që ke marrë.

Drejtësia pa institucione ka pamjen e padrejtësisë së bërë  plakë e makiazhuar neveritshëm, brenda së cilës ‘Proçesi’ i Kafkës, ku kalvari për të gjetur gjykim të drejtë është rraskapitës, ngjason si një guidë e bukur turistike.

Të vjen ndot tek sheh njerëz të thjeshtë që katandisen birucave nga  ‘fortësia’ e shtetit për të siguruar jetën dhe kriminelë të fortë me papijonë që i bëhen salltanetet me protokoll shtetëror.

Një përmbysje spektakolare kjo vlerash e virtytesh që prodhon tonelata neveri për autorët, në qendër të së cilës qëndron njeriu që dhe humorin e batutës, tashmë e ka të neveritshëm.

E njerëzit duan t’i ikin kësaj ndjesie neverie.

Kërkojnë të shërohen.

E shërimi më i mirë është zhdukja e shkakut, largimi jo nga vendi, por largimi i burimit të neverisë.

Mos prisni që neveria të japë dorëheqje. Ajo duhet shkulur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...