Gjekmarkaj: Celula iraniane të mos përdoret për të tërhequr vëmendjen

E mërkurë, 23 October 2019 18:51

Analisti Agron Gjekmarkaj kërkon që zbulimi i celulës iraniane nga policia shqiptare i publikuar sot të mos përdoret si atraksion për të tërhequr vëmendjen nga dështime të tilla siç është ajo me negociatat.

Gjekmarkaj deklaroi në News24 në rubrikën “Opinion” se nuk duhet të ketë abuzime me ngjarje të tilla për t’i shndërruar në ushqim për propagandën e përditshme. Sipas tij, kjo qeveri shquhet në invencionin e lajmeve të cilat tërheqin vëmendjen e publikut për të larguar vëmendjen nga ato që janë tema kryesore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare sot.

Ndërkohë ai thekson se opozita duhet të marrë pjesë patjetër në reformën zgjedhore me propozime konkrete.
“Më vjen mirë që një gjë e tillë është parandaluar dhe polici e shtetit ka treguar efikasitet. Kjo tregon që edhe Shqipëria është vulnerabël.
Nga ana tjetër kjo tregon se sa problematike është mikpritja që ne i kemi bërë muxhahedinëve iranianë në Shqipëri duke na ekspozuar përballë ndaj një rreziku të mundshëm terrorist nga ana e vendeve të cilat janë të interesuara të godasin këta njerëz dhe këtë organizatë. Shpresoj që të mos ketë të tilla raste, sepse ne nuk është se kemi shumë të forta organet ligjzbatuese dhe inteligjencës. Bindja ime është që në këto raste ne ndihmohemi nga aleatët tanë perëndimorë që janë instaluar në Shqipëri. Një pjesë e suksesit iu shkon natyre.
Nga ana tjetër shpresoj që ngjarje të tilla të mos përdoren si një atraksion për të tërhequr vëmendjet nga dështime të tilla siç ka qenë ky i fundit i qeverisë shqiptare por edhe i shoqërisë do të thosha për sa i përket hapjes së negociatave me BE-në. Do doja shumë që të mos kemi nesër një stimulim të prishjes së Teatrit Kombëtar apo arrestime tek Unaza e Re, ngjarje të cilat hedhin benzinë në debatin publik për të anashkaluar këtë dështim i cili meriton të mos kalohet kështu.
Ajo është një ngjarje që nëse ka ndodhur sigurisht që do bëhej publike. Por po hamendësoj që nuk duhet të ketë abuzime me ngjarje të tilla për t’i shndërruar në ushqim për propagandën e përditshme sepse kjo qeveri shquhet në invencionin e lajmeve të cilat tërheqin vëmendjen e publikut për të larguar vëmendjen nga ato që janë tema kryesore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare sot”, deklaroi Gjekmarkaj.

Analisti tha se Shqipëria është aktualisht në një lembo, në një stanjacion por se qeveria është shkëmb graniti, pa kohezion dhe reflektim.
“Tani që e mendoj listën e ngjarjeve që ka ndodhur i bie që ne jemi një vend që prodhojmë histori shumë më tepër nga ç’na duhet dhe nga sa kemi këllqe ta mbajmë atë. Nga ana tjetër duke renditur këto ngjarje, ku secila prej tyre ka pasur gravitetin e vet publik, politik, etik nëse duam ka lënë një farë shoku në shoqëri, kuptojmë një gjë që është konstante nuk ndryshon, qeveria shqiptare është shkëmb graniti. Ajo ecën përpara përtej ngjarjeve që zhvillohen në vend. Pra, nuk krijon asnjë lloj kohezioni dhe asnjë lloj reflektimi për ngjarjet që ka Shqipëria. Shqipëria shkon në një drejtim, qeveria në një drejtim tjetër, ngjarjet në mes. Jemi në një pikë të çuditshme, jemi në lembo, nuk kemi zbritur në kategoritë e tjera, ferrit, parajsës. Qeveria por edhe ne kemi pësuar një dështim që duhet të na preokuponte. Duhet t’i shtrojmë vetes pyetjen cili është raporti i kësaj shoqërie me BE-në. Është për të disatën herë dështim. Qeveria gati e ka shndërruar dështimin në festë dhe po shndërron veten në viktimë. Sikur çdo gjë ka të bëjë me një komplot ndërkombëtar të udhëhequr nga presidenti Macron”, u shpreh ai.

Gjekmarkaj deklaroi se në momentin kur qeveria e një vendi dështon për një gjë kaq madhore siç është integrimi i vendit, do duhej që opozita të kishte disa propozime.
“Do të ishte e udhës të propozohej një komitet kombëtar integrimi. Nuk mjafton që të thuash sot ‘Rama ik’ sepse ti je një pengesë për të hyrë në Europë. Dhe unë mendoj që me Ramën ndoshta është pak e vështirë që me Ramën të hapen negociatat. Opozita duhet të kalojë në propozime konkrete. Reforma zgjedhore do ishte akti i parë për të kthyer disi besimin mes palëve. Nuk mund të ketë sukses një reformë e propozuar nga qeveria. Provokim i rëndë nga ana e qeverisë që në krye të komisionit vendos Damian Gjiknurin. Atentat ndaj palës tjetër në rrafshin e besimit. Opozita duhet të gjejë një formë që me patjetër të marrë pjesë në reformën zgjedhore. E ka të drejtë kërkesën për ndërkombëtarët. Opozita duhet ta gjejë mënyrën që të jetë me propozimet e veta në reformën zgjedhore. Fakti që ndërkombëtarët flasin për reformën zgjedhore do të thotë që edhe ata e mendojnë se mund të ketë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Gjekmarkaj

Sa i përket aksionit të opozitës ai tha se rrugët janë dy. “Ose është rruga e forcë, jo dhunës por tek violenca e protestës në kuptimin e pjesëmarrjes masive, përmes disa protestave. Në qoftë se ka protesta të mëdha, konstante të qëndrueshme që i bindin njerëzit, kryeministri bie. Kryeministri nuk u rrëzua sepse ndërkombëtarët nuk deshën që të rrëzohej. Në këtë kuptim opozita duhet të gjejë X e ekuacionit. Duhet të gjejë ku është pika e forcës me ndërkombëtarët dhe ta godasë në këtë pikë. Stanjacioni e dëmton opozitën, kthehet në gjendje monotonie e mërzie.
Opozita ka në dorë një gjë, nëse nuk ndryshon dot Edi Ramën ka në dorë të ndryshojë veten. Ka në dorë të propozojë ide”, tha ai.

Në lidhje me reagimin qytetar, Gjekmarkaj deklaroi se ajo që lexohet tek qytetarët është një gjendje mërzie në tërësi, një gjendje dëshpërimi për situatën ku është vendi. “Aktori kryesor në këtë depresion, që e shkakton këtë kuptohet që pas 7 vitesh është qeveria. Ai që duhet të zgjojë shpresë është opozita. ndaj opozita ka detyrimin të luajë në fushën e ideve dhe të imazhit.
Nuk shikoj që mund të ketë forca të tjera në shoqëri që do mund të krijonin një tronditje. Ajo shoqëri që beson tek ndryshimi duhet ta investojnë energjinë e tyre nga opozita. mbase ndonjëherë edhe duke i mbyllur sytë”, tha Gjekmarkaj.

Modifikuar më E Enjte, 24 October 2019 14:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...