Edvin Mafia i shpall luftë të ftohtë Francës dhe presidentit Macron!

E Enjte, 24 October 2019 10:37
Nga Sali Berisha -
 

Edvin Mafia i shpall luftë të ftohtë Francës! Ai ka ndërmend t’i kërkojë reparacione për luftën e Kosovës!

Pas refuzimit në samitin e Brukselit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kësaj të fundit, për shkak direkt të Shqipërisë, Edvin Mafia, për të mbuluar me zhurmë sadopak goditjen fatale që mori për shkak të tij, vendi ynë, i ka shpallur luftë të ftohtë Francës dhe presidentit të saj Emanuel Makron.

Ne betejen e tij donkishoteske kunder Frances, duke mashtruar shqiptaret per goditjen me te rende ne 30 vitet e fundit qe mori ne Bruksel me 18 tetor projekti i integrimit te vendit ne Europe, ai e paraqiti para tyre kete disfate te rende si veper ekskluzive te kundershtive franko - gjermane.

Pra sipas tij dhe çirakut te Baton Stanishqit, sugar Cakaj vendimi i refuzimit te hapjes se negociatave nuk kishte te bente aspak me Shqiperine dhe mosplotesimin e asnjerit prej kushteve te vendosur ne samitin e qershorit te vitit 2018 per hapjen e negociatave nga ana e saj.

Ne kete kontekst, per te bere te besueshem kete trillim, ai me shpuren e tij te narkohorrave ne narkomediat e kontrolluara prej tij; Arben Malavites, Karlo Malavites, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Balles vendosen ne epiqender te histerise te sulmeve te tyre narkomediatike Francen dhe presidentin e saj Emanuel Makron njelloj si dikur babai i tij shpirteror Enver Hoxha sulmonte kancelarin Konrad Adenauer dhe RFGJ.

Personalisht, siç kam shprehur ne menyre te perseritur, mendoj se megjithe mosplotesimin e kushteve negociatat mund te hapeshin duke i perfshire kushtetet ne negocimin e kapitujve.
Mirepo e verteta eshte se çeljen e negociatave me Shqiperine ne samitin e Brukselit, siç deklaroi publikisht para mediave vet presidenti Macron, nuk e ka kundershtuar vetem Franca por edhe shumica e vendeve te BE, disa prej te cilave qeverisen nga socialiste.

Madje vet kancelarja Merkel pas perfundimit te samitit deklaroi se: “se ecuria e vendit, nuk ka qenë e mjaftueshme për të dhënë “dritën e gjelbër” të nisjes së bisedimeve. Në Gjermani ka rezerva sa i përket Shqipërisë, bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë , ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur, në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë edhe emigrimin”

Megjithe kete, per ta paraqitur refuzimin e çeljes se negociatave si pasoje e kundershtive franko- gjermane brenda BE ne Tiranen zyrtare vazhdon prej disa ditesh kundra Frances nje vend mik, kryetarit te shtetit te saj nje histeri sulmesh kakofonike nga narkomediat e kontrolluara nga Baton Stanishiqi dhe Çakalli i tij, Sugar Cakaj, Arben Malavita dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualeti i Kol Balles.

Ato, ne drejtimin direkt te Edvin Mafise, ne nje stil atavist qe te kujton kohen e diktatures staliniste, perdorin kunder ketij vendi, kreut te shtetit te tij e madje edhe kombit dhe historise se tij sharjet me te ulta, fjalorin me te ndyre te padronit te tyre, i cili sa hap syte ne mengjes dhe deri sa i mbyll ato ne darke, shtetit me halete e bashkrshortes se tij ne goje.

Me keto sulme te shpelara dhe amorale, keta skllever te krimit dhe poshterimit dhe hajnise njerezore duan te bindin shqiptaret se per mbylljen de facto te dyerve te Brukselit per Shqiperine fajtore eshte Franca dhe jo Edvin Mafia. Sipas kesaj llogjike primitive dhe veteposhteruese, Emanuel Makron dhe jo Edvin Mafia me lidhjet e tij te krimit, droges, vjedhjet dhe korrupsionin eshte pergjegjes qe Shqiperia sot:

1-eshte narkoshteti e vetem ne Europe dhe prodhues kryesor i kanabisit ne kontinent, epiqender e trafikut te heroine dhe kokaines, dhe se ajo eshte

2-i vetmi shtet ne bote me sistem drejtesie dy shkallesh, pra pa shtet ligjor, sepse te treten e kryen kryekreu i Meduzes dhe se ajo eshte

3-vendi i vetem ne Europen, i cili pas rrezimit te Murit te Berlinit zhvillon zgjedhje moniste antidemokratike, te cilat bojkotohen nga opozita dhe nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale te Europes dhe qe damkosen nga raporti i OSBE/ODHIR, dhe se ajo eshte

4-qender operacionale e organizatave te krimit kriminale te rajonit, Europes, Amerikes, Lindjes se Mesme dhe Azise.
Sipas ketyre mjeraneve Franca eshte pergjegjese se:

5-Edvin Mafia emeron njeri pas tjetrit per llogari te trafikut te droges ministra te brendshem Saimir Habilin, Geron Xhafen, gjeneral Hashashin dhe se,

6- Vellaçko Olsi Rama me Xhixhen e tij nderton ne Xibrake uzinen me te madhe ne Ballkan te kokaines apo miellit te partise apo se,

7- Edvin Mafia ne narkorepubliken e pare dhe te vetme ne Europe, zgjeron me buxhetin e qytetareve me te varfer ne kontinent autostrada me 24 milione euro kilometrin nderkohe qe baypassi i Fierit ndertohet nga e para me 2,2 milion euro km sepse financohet nga bankat europiane.

Ne stuhine e sulmeve banale dhe primitive ndaj reagimit te Frances per rritjen me mbi 25 % te azilkerkuesve nga Shqiperia, te krijohet pershtypja se kreu i meduzes dhe shpurra e narkohorrave te tij si shqiptare te denatyruar qe jane, kane pregatitur nje promemorje, me te cilen do ti
7-kerkojne Frances si reparacion edhe buken dhe shpenzimet e tjera te Shqiperise per mbajtjen e qindra mijra refugjateve qe erdhen nga Kosova, sikur ata te mos ishin shqiptare por njerez te ardhur nga nje vend i “Lindjes se Mesme” gjate luftes ne Kosove.

Sipas ketyre apatrideve Franca mosmirenjohese duhet te na shperbleje ne per bujarine qe treguan shqiptaret per shqiptaret, paçka se ajo luftoi ne kuadrin e NATOs per çlirimin e Kosoves e madje ngriti edhe kampe pritese ne Korçe per refugjatet kosovare.

Miq, horra dhe cipeplasur si keta nuk ka pare toka.

Gjithashtu, antikombetar eshte edhe sulmi vulgar i lakejve sahanleperise te Edvin Mafise ndaj Frances sikuR gjoja ajo ka perdorur si argument te vetem azilantet shqiptar per refuzimin e çeljes se negociatave per Shqiperine.

Ne te vertet me keto sulme ata kane si qellim te justifikojne politiken e Vaso Çubrilloviçit te spastrimit etnik te shqiptareve qe ndjek prej 6 viteve ne pushtet Zografi Bis. Une personalisht falenderoj Francen per denoncimin e kesaj politike.

Por nga ana tjeter autoritetet me te larta franceze kane qartesuar perfundimisht se vendi i tyre refuzoi hapjen e negociatave per shkak te shnderrimit te Shqiperise ne epiqender te krimit te organizuar ne rajon dhe Europe, te korrupsionit te papermbajtur, te mungeses te sistemit te drejtesise dhe shtetit ligjor si dhe rritjes me mbi 25% te numrit te azilanteve gjate vitit 2019.

Pra azilantet jane vetem njeri nga kater arsyet madhore, themelore te refuzimit te hapjes se negociatave me vendin tone.

Se fundi, ne kuadrin e luftes se ftohte kunder Frances, Edvin Mafia dhe narkozedhenesit e tij ne media, per te mbuluar deshtimin per shkak te tij me hapjen e negociatave iu servirin shqiptareve si gjethe fiku faktin qe Franca bllokoi edhe Maqedonine e Veriut.

Ne te vertet Franca bllokoi çeljen e negociatave edhe per Maqedonine e Veriut. Por shkaku i bllokimit te kesaj te fundit sipas deklarates te presidentit Macron eshte ne vehte nje aktakuze tejet e rende per Edvin Mafine dhe narkoqeverine e tij. Keshtu, ne konferencen per shtyp ne perfundim te Samitit, presidenti Macron deklaroi sa vijon: “Dje une degjova ndonje qe tha se kishte pothuaj marreveshje unanime per te pranuar Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine te bashkohen (hapjen e negociatave me to, - shenim i imi).

Nuk eshte e vertet! Pati nje mazhorance, ndofta nje mazhorance te gjere per Maqedonine e Veriut por shumica e vendeve thane jo lidhur me Shqiperine. Une besoj se hapja e negociatave te zgjerimit me Maqedonine e Veriut dhe lenia menjane e Shqiperise do te ishte nje gje e tmerreshme per rajonin. Une besoj se kjo do te kishte qene nje gabim politik fatal.Ju mund te shihnit levizje te dhunshme sociale dhe politike dhe jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Kosove dhe ne te gjitha vendet me minoranca shqiptare, konseguencat ne Kosove dhe konseguencat ne fqinjet nuk ishin menduar kaq mire”

Keshtu pra, nga fjala e presidentit Macron del qarte se Maqedonia e Veriut u penalizua per shkak te Edvin Mafise dhe ndofta edhe perpjekjeve te tij, qe njelloj si ai i mbyturi qe kerkon te marre me vehte edhe tjetrin kishte kercenuar me levizje te dhunshme panshqiptare ne rajon po te ndahej Shqiperia nga Maqedonia e Veriut.

Me kete rast shtoj se ndeshkimi i Maqedonise se Veriut per shkak direkt te Edvin Mafise deshmon gjithshtu se ai eshte per kombin shqiptar ne Shqiperi, Kosove (te ciles sipas deklarates se autoriteteve franceze i jane bllokuar vizat per shkak te krimit te Shqiperise) edhe Maqedonise se Veriut, nje monster dhe, pas Enver Hoxhes, vrasesi me i madh i projektit europian te kombit shqiptar.

Miq, Franca eshte nje vend kryesor i Bashkimit Europian, Aleances se Atllantikut te Veriut, dhe qyteterimit perendimor. Ajo eshte nje vend mik, qe ka luftuar per lirine e shqiptareve. Franca ka mbeshtetur anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes, ne NATO dhe organizaten e Frankofonise, ka mbeshtetur firmosjen e marreveshjes se stabilizim asocimit, pranimin e kerkeses per anetaresim ne BE si dhe heqjen e vizave per zonen e Shengenit dhe akordimin vendit tone te statusit te vendit kandidat per ne BE.

Prandaj dhe denoj me ashpersine me te madhe fushaten e turpshme staliniste te luftes se ftohte kunder Frances te Edvin Mafise dhe shpures se narkohorrave te tij te ndermarre kryekeput per te mbuluar gjem

Modifikuar më Premte, 25 October 2019 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...