Edi, Linda, Olsi, Gregu, Rea…gara për ca m³ dollarë më tepër

E Enjte, 31 October 2019 17:40
Nga Basir Çollaku  
  

Shqiptarët kanë një fatkeqësi si kryeministër, një katastrofë humanitare, një shpërthim spitalor, një të dalldisur të paligjshëm, një njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore, një Edi Ramë. Plaçkitja e tij, gremina e ndërtuar nga ai në këto gjashtë vite kryeministër dhe 11 vite kryebashkiak, do t’i lërë të mjerë për shumë mote të tjera shqiptarët, ata të cilët ende kanë mbetur në këto troje të trazuara. Shërbimet britanike kur ai ishte kryebashkiak, në mesmandatin e tretë, hodhën informacionet e tyre në tregun e transparencës, duke pohuar se Rama kishte bërë afro 70 milionë euro pasuri.

Media e holloi lajmin por shifrat nuk ndryshuan nga shkëndija informative. Tre vjet më parë kur OSBE e kryesonte austriaku Florian Rauning, një raport jo zyrtar, por i pranuar se ishte i prezencës së tyre në Tiranë, thoshte ndër të tjera se Edi Rama ka bërë afro 200 milionë euro pasuri dhe i qeveris këto të ardhura nëpërmjet të vëllait Olsi Ramës, nëpër ofshore. Kjo ndoshta ka qenë fillesa e shijes së pushtetit të kryeministrit të vendit. Prokuroria, si department qeveritar, nuk nxehu as ftohu ujë për këtë material të rëndësishëm. Kanabizimi i vendit, pafundësia e koncensioneve, pandalshmëria e tenderave abuzive, janë një oaz tjetër miliona e miliarda dollarësh, të cilët janë në lejen e kreut të qeverisë, për të ndodhur.

A është përfitues në terma personale kryeministri Edi Rama nga këto miliarda të lëvruara teorikisht nën një petk ligjor, hera herës edhe individual, por praktikisht një plaçkitje e frikshme me kosto kanibale për vendin dhe qytetarët??

A po pastrohen miliarda euro para në Tiranë dhe në Shqipëri, sipas raporteve të DASH dhe Europol?

A e mundëson këtë vepër të rëndë të ligjërimit të parasë kriminale, pushtetmbajtësi Edi Rama?

A ka ai përqindjen e tij përfituese nga këto grupe kriminale që e bëjnë këtë veprim?

A bëri Edi Rama ligj personal me emër konkret, për firmën Fusha si përfituese e mijëra metrave katror tokë rreth Teatrit Kombëtar për të ngritur kulla shumëkatëshe?

A është në këtë projekt një investim 300 milionë eurosh me para të dyshimta dhe a janë Edi Rama dhe Erion Veliaj përfitues milionash dhe mijëra metrash sipërfaqe ndërtuese??

A është Edi Rama dhe pas tij Erion Veliaj, dhe pas tyre grupe ndëruese, por edhe kriminale të cilët duan 100 mijë metër katror sipërfaqe të gjelbër për ta kullëzuar së shpejti??

Janë në këtë përpjekje grabitqare qindra milionë euro të tjera në lojë dhe Rama si menaxher e vendimmarrës të jetë përfitues në përqindjen e tij të lartë?

A është Edi Rama sërish hartuesi i ligjit për të marrë në duar tokat e bregdetit dhe për t’i ndarë ato me klientët e tij qofshin sipërmarrës, qofshin grupe kriminale dhe a është një tjetër histori paraje marramendëse të dyshimtë dhe sërish ai të jetë një ndër kryepërfituesit?

A është dhe ligji për mnedhen elektronike, një mundësi edhe për të fshehur ndryshe e jashtë taksave ca para të vogla, në shuma pa limit të vëna mënjanë??

A po e çmonton opozita dhe PD barbarinë e tij brenda dhe jashtë vendit në masën e duhur, duke nxjerrë shumëçka ajo ka dijeni?!
Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, ardhur nga SHBA sapo vëllai i madh u bë Kryeministër, nuk erdhi thjesht për solidaritet, apo duartrokitje në Tiranë. Shumë shpejt, akuzat në adresë të tij, vërshuan por pushteti deri më tani, i ka mbajtur të konservuara, pa thënë as po dhe as jo, diçka rreth përgjegjësisë së tij penale, apo akuzuesve të tij. Implikim i Olsi Ramës, në organizatën e trafikut të drogës, heroinës, kokainës, dosjes së Xibrakës, është akuza e përsëritur e opozitës për vëllanë e kryeminsitrit. Ndoshta gjermanët nismëtarët e hetimit të kësaj superdosje, dinë më shumë se policia dhe prokuroria shqiptare, e cila asnjëherë nuk ka përmendur emrin qoftë edhe për ta mohuar. Për të mos ndenjur pas perdes Olsi nga sporti me dorë, iu kthye atij me këmbë, si drejtor i Partizanit, kohë përkuese me sukseset jo vetëm të tij.

Linda Rama është bashkëshortja e Kryeminsitrit, ish drejtuese e Bordit të Shoqërisë së Hapur, Fondacionit “Soros” Sipas njërës prej deklaratave të Edi Ramës, para studentëve, shtëpia në Surrel është falë punës dhe pronës së saj, ndonëse në të tjera takime, nënkuptonte se kishte bërë para si emigrant duke mundësuar dhe blerjen e shtëpisë. Deklaratave të palidhura u bashkangjitet ajo e transparencës së pasurisë, ku Rama gjithnjë thoshte se kishte nja 3 mijë euro, me të cilat kavërdisje oër të gjitha punët. Linda Rama me martesën me Edi Ramën në punën e saj, u bë pjesë dhe e bordit drejtues të ABI Bank ku shumë veprime të paqarta rreth aksioneve dhe peshës në rritje në treg të bankës, i shkonin si faturë ndoshta ndikimit të emrit të ri të bordit. Ka më pas legjenda urbane tepër interesante ku biznesi nëse flet sjell ngjarje rraskapitëse pushteti dhe paraje rreth emrave të shtëpisë qeveritare.

Greg Rama në shtyp është lakuar nxitimthi por për detaje befasuese përsa i përket raportit me paranë, pasi babai iu bë kryeministër. Syze rreth 60 mijë euro, dhe orë dore tepër të shtrenjtë, makina gjithashtu të larmishme në marka dhe faturë kostoje, me vlera sigurisht dhjetëra mijë euroshe, pa hyrë më tej për shtëpinë, ku të dhënat mund të sjellin shifra të tjera habie.

Rea Thanas Xhillari është vajza e zonjës Linda Rama dhe studio ku ajo është pjesë nuk është se ka qenë tërësisht indiferente ndaj punëve të shëndetshme financiare që i kanë rënë për pjesë. Kjo mundet të jetë dhe histori e ekonomisë së tregut, ndonëse në Shqipëri, tregu është hartë e dukshme qeveritare dhe adresë monopoli, sipas porosive të zëshme e të heshtura të pushtetit.

Nuk do të marrim detaje të grave e burrave me të cilët ai është intimosur herë pas herë, mes tyre dhe diplomat, të cilëve u ka ecur portofoli fjollë. Ata janë një kapitull më vetë, që nis prej dekadash shkon gjer te Bilali në USA, e zor të mbarojë kollaj..

Mos të lëmë mënjanë dhe akuzën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se Edi Rama do të ishte një ndër përfituesit në miliarda në rastin e mbylljes së projektit me Vuçiç dhe Thaçin. Pasi dështoi në tollovinë për të pluhurosur sytë e BE, tashmë Rama shpiku shengenin ballkanik, një Jugosllavi të re, ku nuk ka asnjë mbështetje nga BE dhe USA, zero përkrahje për këtë, dhe ka hapur shtegun e ftesës ruse. E ftesës së dërguar nga Moska për ta bërë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pjesë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (BEE), një nismë me në krye Rusinë, një BEE tjetër nga ajo që kërkojnë shqiptarët..kjo është ideja e Ramës së dielli lind sërish në mëngjes, por ndërron kahun në të cilin lind.

Ky njeri nuk e do Evropën, as Amerikën. Ai është njeriu më antieuropian dhe antiamerikan që ka pasur në dorë fate qeverisjeje. Ndoshta paratë këtu në këtë nuk mungojnë dhe stomaku i kërkuesit mbushet shumë herë më kollaj, pa lëvizur nga vendi, Mos prisni largim vullnetar të Edi Ramës nga pushteti, privilegjet, heqja dorë nga dora në xhepat e shqiptarëve. Ai është një frikacak i pakonkurueshëm, të cilit paniku i pandërprerë i prodhon rrënim për Shqipërinë, çdo orë të qëndrimit në atë zyrë. Mos prisni ta shkulin nga ajo zyrë, emigrantët lindorë që do të mbushë Shqipërinë ai në pak vite. Për ca metër kub dollarë më tepër, ai sakrifikon edhe djallin nëse i del para. Këtë e ka bërë moto familje, duke qenë ai

KryeKapÇfarëKapësi më i madh e babëzitur në këto troje etnike..

Teoritë e tjera janë pallavra..

P.S Brenda në Surrel ka shumë më tepër “thesare” nga ajo çfarë është thënë dhe shumë shpejt do të dalin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...