ANALIZA/ “Këmbanat një e nga një po bien!”- Agron Gjekmarkaj: Pse kriza kërkon “kokën” e komandantit! Si Basha duhet të ndihmojë…

Premte, 01 November 2019 13:13

Nga Agron Gjekmarkaj

Pasi u konsumua dëshpërimi dhe marrëzia, këmbanat një e nga një po bien për krizën shqiptare! Shkaktaret e saj janë të gjithë në vendet e veta ! Kur topitja dhe stanjacioni po shfaqeshin si lëmashk në kënetën e Tiranës politike një lajm i keq siç ishte dështimi i paralajmëruar i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, duket se e trazoi disi yndyrën e batakut !

Kryeministri prej kohesh i dorëhequr nga punët e Shqipërisë, por jo nga posti, një sfide të re ka nisur me të vërteten ! Luftë frontale i ka hapur asaj kudo ku ajo tenton, të flasë, kelthasë, ulërasë ! Makronin e ka shpallur kulak ! Holanden me vese! Danimarkën smirëzezë ! Opozitën të tepërt! Qytetaret i shkojnë pas të vërtetës si një gruaje të pamundur që e dëshirojnë deri në marrëzi, foton e se cilës e mbajnë në tafkinë pranë lekëve të paket, të cilën e ndjekin trotuareve dhe kodrave, në televizor e revista , në libra e fantazi por që nga marazi e zëvendësojnë me një prostitutë me çmim tregu!

Ata nuk e menaxhojnë më të vërteten por kjo do të thotë që nuk ja njohin fytyrën ! E dëgjojnë propagandën, disa e pranojnë me dashje, të tjerë padashje, ndoca me pikëllim, të tjerë e refuzojnë por të gjithë bashkë ja shohin shëmtinë dhe prekin demin ! Edi Rama e ka flakur tejet merakun për madhësinë apo vogëlsinë e të pavërtetave që hesh në treg ! Ai i ka braktisur punët dhe faktet, ngjarjet e personazhet, premtimet dhe realizimet , të sotmen dhe të nesërmen ! Në dorë si tokmak mban vetëm një instrument fjalën ! E tërheq zvarre atë, e keshon me furi, fërkon e kruan, gjuan e luan!

Fjalët e tij janë të desemantizuara ! Ato s’kanë më lidhje me sendet, njerëzit e kohën! Kryeministri thotë nuk ka dështuar ai por Europa ! Po me kaq vendosmëri pohon që në vend nuk ka krizë që çdo shkon mbroth, politika, ekonomia, dekriminalizimi, trafiku, narkotrafiku! Me pasion i kundërvihet çdo kujt që i vë në dukje që shteti është në koma! I hakërrehet gjithkujt që i kujton se faji është i tij për shndërrimin e demokracisë në autokraci meqenëse në vend s’ka asnjë qendër pushteti pos të gjitha pushteteve në dorën e tij rapaçe !

Nëse dikush i kujton radiot që prodhoheshin që moti në Durres do i sillen ndërmend butonat që kishin jashtë me të cilat ulej e ngrihej zëri nuk do të ketë asnjë vështirësi për të bërë krahasimin për anonimet me emër përreth Ramës, në qeveri , parlament e gjetkë ! Butona me të cilët ai ul dhe ngre zërin e tij të brendshëm e të jashtëm, për të mohuar, shpifur, sharë, kërcënuar, mallkuar atë bir shqiptari që thotë se foleja e shqipeve krahthyeme është në krizë! Por prej disa javësh patologjisë psiqike të mohimit të krizës, paaftësisë mendore dhe mirësisë shpirtërore, për ti dhënë zgjidhje siç ndozot do bënte një Kryeministër normal i një vendi po të tillë, në horizont i janë shfaqur disa armiq të rinj, të mëdhenj, të frikshëm, të armatosur deri në dhembe! Ata nuk emocionohen nga mjekra e Kryerilindasit!

Kryqëzorët e tyre nuk kthehen pas nga fjalimet në ERTV!  Me poturet e tij nuk qeshin, neveriten ! Atletet nuk ja duan më! Ato janë tre Kryeqytete ku bota shqiptare thyer rrengjesh, perzhitur zhgënjimesh, perkulur hallesh, nëpërkëmbur prej bijve të vet të këqij ngre sytë si drejt një altari dhe lutet! Ata herë pas herë i përgjigjen kësaj përshpirtje në mënyre e tyre! Herë ftohtë e herë ngrohtë! Herë shpejt e herë ngadalë por gjithnjë e më të bezdisur nga qaramanlleku! Folen edhe kesaj rradhe! Në Uashington para komisionit për politikë të jashtme Juri Kim tha në Shqipëri ka krizë të rënde politike dhe do shkoj ta zgjidh! Dje Kryeministri Italian Konte , i tha strumbullarit të saj vetë Edi Rames Hyqymet, shko andej dhe zgjidh krizën se nuk i ha njeri hartimet e tua pa sharm e zulme sokaqeve të Europes! Po kështu, por me fort, më të strukturuar e të detajuar ja çuan kumtin nga Berlini !

Zgjidh krizën e rënde o Zoteri i thanë e plus nja nëntë kushte sipas të cilave anarkia korruptive do kthehej në shtet! Pra Edi Rama i bëri zgjedhje moniste, megjithëse kryebashkiaket po i bien si fiq të thatë nga dega! Mori gjithçka e desh syri e preku dora! Ashtu ngarkuar me mall e gjë mbet në portat e Branderburgut, i rrezuar duke u zvarritur aq sa mezi u çua duke u mbajtun në shkopin e tij mbi të cilin shkruhet Gent Cakaj e mori udhën e kthimit duke rendur si i marri!

Dëbuan atë dhe Shqipërinë për faj të tij ! Kembanat po bien përsëri nga katedralet e politikes botërore! “Komandanti i legjionit të nderit” nderin e ka humbur, me gjase edhe legjionin, por Kriza kërkon “koken” e komandantit! Kryetari i të rinjve të CDU, një riosh faqekuq gjerman plot pathos dje u bëri thirrje të rinjve ndihmojeni Lulzim Bashën të bëhet Kryeministër! Sigurisht Basha duhet të ndihmoje vetveten por vetëm se bën dot ! Një kambanë e vogël kjo por ato kane filluar të bien! Për kë bien ato?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...