Gazetarja: Kryeministri i pari që duhej të pyetej për atentatin ndaj prokurorit

Tuesday, 05 November 2019 09:25

“Real Story” ka sjellë detaje të reja nga atentati në mbikalimin e Shkozetit ku mbeti i plagosur dhe prokurori Arjan Ndoji por ende e pasaktësuar se kush ishte shënjestra ai apo Pëllumb Muharremi alia Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”.

Gazetari Roland Qafoku tha se kjo ngjarje nuk do zbardhet asnjëherë nëse nuk hetohen ngjarje të tjera që lidhen me abuzimet me pronat.

“Edhe sikur prokuroria dhe policia ta zbardhnin këtë ngjarje, asnjëherë nuk do jetë zbardhur plotësisht se brenda kësaj ngjarjeje ka dhjetëra ngjarje të tjera apo skandale, apo abuzime që lidhen me pronat, shitje, blerje, falsifikime në zonën e Durrësit.

Pra, edhe në qoftë se do kemi një konkluzion final të policisë kriminale dhe të prokurorisë së Krimeve të Rënda që i zbuluam autorët dhe me shumë mundësi nesër pritet një lloj deklarate, nga të dhënat dhe informacionet që unë kam dy personat e shoqëruar deri më tani janë duke u verifikuar dhe duke u krahasuar të gjitha shenjat që kanë lënë, pra edhe nëse do kemi konkluzion final që ky është autori apo këta janë 2 autorët asnjëherë ngjarja nuk do jetë e zbardhur plotësisht.

Brenda kësaj ngjarjeje ka disa ngjarje të tjera që lidhen me pronat me shitjen e blerjen. Me lidhjet e përfaqësuesve të shtetit me pjesën kriminale që funksionojnë në qytetin e Durrësit. Vetëm në qoftë se bëhet një mega proces vetëm atëherë do kemi një hetim gjeneral të kësaj. Shteti nuk është marrë asnjëherë seriozisht për të hetuar ngjarjet në Durrës”, deklaroi Qafoku.

Ai kritikoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe akuzat e artikuluara ndaj prokurorit Ndoj para atentatit.

“Kryeministri Rama ka të gjitha mundësitë dhe institucionet që të mos e thoshte si një politikan opozite por ka të gjitha institucione, mekanizma që ta kanalizonte në rrugë zyrtare. Një partizan i Ramës do thoshte i doli fjala por është e nxituar dhe e papjekur”, u shpreh Qafoku.

Ndërkaq gazetarja e News24 Klodiana Lala tha se nuk është detyrë e kryeministrit apo zëvendës kryeministrit të hedhin akuza ndaj një prokurori duke theksuar se duhej të ishte bërë vettingu nga komisionerët. Megjithatë sipas saj arma e bëri vettingun e prokurorit Ndoj.

Ajo foli për gjendjen e drejtësisë në vend, ndërsa tha se nëse do të kishte prokuror kryeministri duhet të ishte pyetur i pari.

“Edhe nëse realisht janë akuzat ndaj Ndojit nuk është detyrë e kryeministrit apo zëvendës kryeministrit të hedhin akuza ndaj një prokurori. Ne kemi mandatuar dhe marrin taksat tona gjithë ata komisionerë të vettingut që kanë detyrë të vetojnë.

Prokurori e bëri vetë vetingun, e vetes. Arma bëri vettingun. Por përtej kësaj kurrsesi nuk mundet një kryeministër apo zëvendës kryeministër të intimidojnë sistemin e drejtësisë. Sepse edhe kur sistemi i drejtësisë ka tentuar në momente të caktuara të dalë mbi veten, të përpiqet, aq herë që kanë tentuar aq herë janë sulmuar nga politika. Kjo nuk e amniston kurrsesi.

Në fakt ne nuk kemi prokuror në këtë vend se po të kishte prokuror, i pari që do të pyetej do ishte kryeministri. Nëse kryeministri e ka pasur informacion që ky prokuror u shoqëroka me krimin e organizuar ai prokuror duhej të ishte në burg.

Për sa kohë ne nuk kemi prokuror dhe kështu ka vajtur sepse çdo prokurori dhe gjykatësi i tundet karta e vettingut ne kemi ardhur në këtë derexhe. Vettingu do duhej të ishte bërë me kohë jo tani por kjo nuk e amniston kryeministrin”, deklaroi Lala.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...