Kryetari i emëruar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me veprimet që bën tregon që nuk është në Shqipëri, ose nuk ia ndjen për çfarë ka ndodhur në Shqipëri. E nisi në mënyrën më skandaloze të mundeshme duke bërë propogandë për arritjet e tij live në mediat e blera prej tij duke harxhuar kohë televizive e paguar më paratë e taksapaguesve shqiptarë, ndërsa me mijëra palate dhe mijëra banesa ishin shembur brenda të cilave u gjetën dhjetra të vdekur.
Tragjedia preku dhe Tiranën ku me qindra banesa dhe pallate janë dëmtuar dhe u shënua dhe një viktimë por Uriah Hipi i Tiranës nuk gjendet në krye të detyrës. Lal Eri ka paguar 100 mijë euro për Francën, 100 milionë për tragjedinë shqiptare. Eshtë ky një absurd i vërtet teksa i shtohen këtu dhe sjelljet skandaloze të Erionit.
Tallja e Lal Erit nuk ndalet këtu. Ai madje postoi dhe foto të shpërndarjes së ndihmave të një tjetër tërmeti sikur po i shpërndante tani. Rezultoi një mashtrues i vërtet siç i tillë është. Madje Lal Eri nuk ka hapur as dhe një numër llogarie në ndihmë të familjeve të prekura nga termeti.
Bashkia e Tiranës gjasmë e drejtuar prej teje sepse vec në detyrë nuk është, nuk po mund të iu ofrojë ndihmën e duhur familjeve që gjendet në mes katër rrugëve pa veshje dhe ushqim. As dyshekë dhe krevatë nuk ka dhe ankesat u bënë live madje në një takim të Ramës më banorët e Kombinatit.
Aq jashtë detyre është Uriah Hipi i Tiranës sa dhe vet Rama duke qenë së e sheh që nuk po merret fare me këtë punë, pra dhenien e ndihmes familjeve te prekura nga termeti iu desh te bente spektakel teksa iu sul hapur duke e urdhëruar që të lyente shkallë e një pallati.