Na çaftë ujku, na çaftë, do të gjejmë fajtorin tani?!

Tuesday, 10 December 2019 10:24
Nga Artan Fuga
  
 

Cfarë na mësoi tërmeti? Jemi komb i stërlashtë, nuk na ka hije të sillemi si çiliminj, si komb aventurierësh të papjekur, që në jetën e vet nuk mban parasysh rriskun e asaj që bën! Rrisku maksimal, siguri zero! Ky është budallalliku ynë kolektiv! Dhe tani i kërkojmë llogari njeri tjetrit : Pse më janë çarë muret muaaaaaa?

Na çaftë ujku, na çaftë, do të gjejmë fajtorin tani. Fajtori? Ne jemi, ne! Të ndalemi o të marrë, se do të marrim më qafë le veten, por edhe ata që do të lindnin në shekuj nga 50 të vrarët e që mundet në potencë të bëheshin mijra!

Po qe se nuk i vemë gishtin kokës dhe në çaste frike, tragjedie dhe ankthi kolektiv, kurrë nuk do të arsyetojmë ndonjëherë! Mos mendoj njeri se nuk jemi paralajmëruar. As mos thotë njeri se nuk e ka ditur. Të gjitha janë thënë!

 
Login to post comments