Meta: Kushtetutën do e mbroj deri në fund, bashkë me shqiptarët

Tuesday, 10 December 2019 20:20

I ftuar në studion e Syri.net, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se –situata në Shqipëri nuk është e mirë dhe se ndodhet në krye të shtetit për të mbrojtur Kushtetutën e dhunuar nga qeveria. Meta u tha gazetarëve se mbrojtjen e Kushtetutës do e bëjë deri në fund, me ndihmën e shqiptarëve.
“Unë jam në krye të këtij shteti i cili ndodhet në këtë situatë që është. Jam në krye të shtetit në mbrojtje të Kushtetutës. Rama nuk pyet, dakord, por unë e mbroj deri në fund. Unë do ta ,mbroj Kushtetutën me popullin shqiptar. E mira do ishte që opozita të ishte në parlament, të kishte ngritur një komision hetimor nëse pretendon se ka probleme” tha Meta.

Modifikuar më E mërkurë, 11 December 2019 11:27
Login to post comments