Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku edhe ka folur lidhur me situatën në Shqipëri dhe procesin e plotësimit të vendeve vakant në Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se do ti qëndrojë deri në fund luftës për të mbrojtur Kushtetutën, dhe është i gatshëm të thërrasë shqiptarët dhe kjo do të jetë përplasja finale me këtë qeveri.
“Unë jam duke mbrojtur Kushtetutën dhe me forcën më të madhe. Do ta mbroj deri në fund dhe kur ta shikoj se nuk do t’ia dal , do të thërras shqiptarët dhe jam i bindur se shqiptarët do ti përgjigjen Presidentit të tyre. Presidenca nuk është as Bashkia e Kavajës dhe as e Devollit që merret natën me kaçavida. Nëse do të ketë një përplasje finale do të jetë jo me Presidentin, por me popullin shqiptar. Uroj që mos vijë ai moment” tha Meta.