Kryekëshilltari ekonomik i CDU-së së Merkel, Martin Henze ka reaguar në postimin në twitter për kryeministrin Edi Rama.
“Rama, mbi të cilën rëndojnë akuzat e manipulimit të votës me mafian, i cili po krijon një kod elektoral ilegal, që ka shkelur çdo parim të shtetit të së drejtës, që po e çon në zero lirinë e shtypit, dhe që është përgjegjës për rritjen marrëmendëse të trafikut të heroinës në vend, duhet të jetë para gjyqit, jo në OSBE”, shkruan Henze.