Drogë, censurë, moj e mjera Shqipëri!

E mërkurë, 18 December 2019 10:18

Pas shumë kohësh rikthehen protestat para Kuvendit, motivi është i njëjtë, shkaktoi po ashtu, Edi Rama. Gazetarët, aktivistët dhe analistë, mbështetur dhe nga opozitarët, po zhvillojnë një protestë kundër paketës anti-shpifje të qeverisë. Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online. E propozuar nga qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama në paketën anti-shpifje parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje. Nga ana tjetër, paketa anti-shpifje është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët. Paketa anti-shpifje e Ramës është tragjedia e radhës që po i ndodh këtij populli. Pas 2013-s, kur Rama mori pushtetin, vendi u pushtua nga droga e kanabisi. Ministrat e rendit, me në krye Saimir Tahirin, njëri pas tjetrin ndihmuan me sa mundën në kriminalizimin e kanabizimin e vendit. Shqipëria u bë qendra e trafikut, mbjelljes, krimit e drogës.  Raportet ndërkombëtare, sidomos ato të Europol-it tregojnë se Shqipëria ka qenë prodhuesi më i madh i kanabisit në vitin 2017 e 2018 duke e rritur sasinë e kapur nga Italia nga 42 ton në vitin 2016 në 90 ton në vitin 2017. Sot Shqipëria me 2.9 milionë banorë ka qenë shtet kandidat që prej vitit 2014, por sot rrezikon edhe rikthimin e vizave. Pas kësaj  panorame tragjike vjen Edi Rama, kryeministri që e nis dhe e mbyll ditën para kamerave, ekran më ekran. Aq i bezdisur është bërë saqë kalon nga një gjendje në tjetrën, duke tallur, ironizuar, sharë, bën sikur preket, ka hapur thesin e premtimeve, mban fjalime pas fund dhe populli kënaqet e ngopet me lugë zbrazët. Kjo është fatkeqësi më e madhe se tërmeti që vjen nga natyra. A thua nuk ishte ky kryeministër në këto 7 vite, që sot me tespie në duar, pa dajre e pa tepsi, shfaq cirkun lëvizës së ERTV me premtime rindërtimi që njëherë jepen për brenda dimrit, njëherë brenda 2020 dhe tani nuk e përballka dot ky kryeministër, afati i premtimit të rindërtimit u shty për deri në qershor të 2021

Modifikuar më E mërkurë, 18 December 2019 19:33
Login to post comments