Rama, me Durrësin në dhimbje, puthet me Vuçiç

E mërkurë, 18 December 2019 15:47

Durrësi por edhe i gjithë vendi po lëngon nga ajo që ndodhi më 26 nëntor. 51 të vdekur janë ende një dhimbje shumë e madhe që ende nuk është kapërcyer. Mijëra janë të pastrehë, rrugëve, disa me çadra në mes të dimrit.

Ka dhimbje, ka lot për njerëzit e humbur por edhe për punën e një jetë të shkuar dëm.

Dhe në të gjithë këtë situatë Rama zgjedh të takojë mikun e tij të madh.  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pritet që të vizitojë Shqipërinë në datat 20 dhe 21 dhjetor. Dhe Rama do të puthet me të, do flasë për miqësinë e madhe të tij me liderin e Serbisë.

Ndërkohë që shqiptarët vuajnë Rama vijon allishvereshet e tij në dëm të interesit kombëtar. Që prej 6 vitesh tashmë Rama e ka konfirmuar se për të dhimbjet e shqiptarët, që ato historike të shqiptarëve në Kosovë e deri në ato të ditës së sotme në Durrës, Thumanë e gjithë vendin, nuk janë të rëndësishme kur bëhet fjalë për tu përqafuar me miqtë e tij, kundër vendit dhe kombit të tij.  

Modifikuar më E mërkurë, 18 December 2019 19:39
Login to post comments