Takimi i ashtuquajtur mini-shengen në Tiranë, jo vetëm që ishte një turp kombëtar, por shërbeu për të kuptuar mashtrimet e mëdha të Ramës dhe gënjeshtra deri në pacipësi me çështjen kombëtare. Askush në atë takim nuk ka gënjyer më shumë se kryetari i sektit të rilindjes. Askush nga ata nuk mori përsipër të gënjejë para dhe pas takimit për ide gjermane, mbështetje amerikane, me përjashtim të këtij sharlatani, të cilit i duket diplomacia dhe çështjet e mëdha të kombit si PPP.
Dhe në fakt ai të tilla i trajton. Personalisht nuk njeh as politikën, as diplomacinë. Çdo takim, çdo marrëveshje, çdo lobim e ka thjesht të përkthyer në para. Dhe kjo çështje e tillë ishte! Prandaj kulmin më të madh të veprimit e ka me Haradinajn, se ai e nxori të vërtetën e 10 miliard dollarëve. Dy dytë para takimit në tiranë në internistë me Baton Haxhiun, sharlatani i Tiranës do të deklaronte se na i kishte telefonuar Palmerit dhe kishte kërkuar dy vende. Më qesharake dhe e shëmtuar se është, nuk ka ku të shkojë. Por lobimi për 10 miliardë dollarë t’i fik edhe ato llampa që ke!
Intervista e Vuçiç më poshtë e tregon qartë se ky pazar i shëmtuar, kjo iniciativë nuk është as amerikane, as gjermane, thjesht serbe.
Intervista e plotë e Vuçiç:
Plani Serb për te risjellë Jugosllavinë
Në një intervistë të tij për median ndërkombëtare politici .eu, presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë jep një intervistë për të shpjeguar planet e platformën e tij.
Në këtë interviste ai shpjegon se është objektivi i tij të forconte lidhjet tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se sipas tij, lidhjet e forta ekonomike do të jenë ato që do të tejkalojnë tensionet rajonale, sidomos me Bosnjë-Hercegovinën që sipas tij është një fuçi barbuti.
Vuçiç i shpjegoj Politiko.eu në këtë intervistë të parë që ai do te dyfishonte përpjekjet për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë pak a shume në formën e ish Jugosllavisë, duke përfshirë këtu investime të rëndësishme siç është ajo e autostradës midis Beogradit e Sarajevës .
“Nëse vendet e tjera do të ishin dakord me këtë ide , do të krijohej një treg me 20 milion njerëz . Ky është një treg shumë atraktiv dhe do të tërhiqte shumë investitorë “ .
Kështu u shpreh ai ne zyrën e tij ne Beograd midis kohës që kishte nga takimi me ambasadorin Gjerman dhe telefonatës me Sekretarin e Jashtëm Britanik Boris Jonson .
Vuçiç dhe partia e tij fitoi zgjedhjet me 55 perqind të votave dhe konfideca që vinte nga kjo fitore ishte e dukshme . Por në të gjithë vendin pati protesta për këtë çështje lidhur me mënyrën me te cilën ai kishte mbytur fjalën e lirë .
Pavarësisht nga një lloj entuziazmi për ketë çështje të një tregu të lirë në formën e ish Jugosllavisë , dhe benefiteve që mund të ketë prej saj , edhe pse BE dhe Gjermania mund ta mbështesin, në Europë e Ëashington ka shqetësime lidhur me forca të tjera të Jashtme që mund të ndërhyjnë e të përfitojnë siç është Rusia e Turqia, të cilat mund të bashkëpunojnë pas lojërave për të destabilizuar Rajonin .
Edhe pse e konsideron një sfidë bindjen e vendeve të tjera , Vuçiç që është dhe lideri dominant i kësaj zone, është konfident që çështjet e një përfitimi ekonomik do te tejkalojnë çdo çështje tjetër dhe ky projekt te prezantohet dhe me ndihmen e BE në Samitin e Triestes. Edhe pse Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova e Serbia bashkëpunojnë brenda kornizës së marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, sërisht Vuçiç mendon që një bashkëpunim më i thelle do të ketë benefite më të mëdha . Sipas tij, sidomos në fushën e infrastrukturës mund të bëhet shumë . Ai shpjegon në harte se ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajeve –Prishtine, jo vetëm do të shkurtonte kohën nga pesë në tre, por do të sillte pranë dhe grupet etnike.
“Është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë . Është një ide, politike por pa dëmtuar sovranitetin e tyre. Do t’i jepte shumë hov ekonomive tona” .