Kremlini mund të përplaset me Perëndimin?

E mërkurë, 29 Janar 2020 16:37
Nga Janusz Bugajski 
 

Loja e madhe, një luftë e gjatë e nisur që nga shekulli 19 midis perandorisë britanike dhe ruse në Azinë Qendrore, është parë shpesh si një shembull i parë i luftës për influencë midis Fuqive të Mëdha.

Një tjetër Lojë e Madhe u luajt në atë kohë edhe në Ballkan midis Rusisë dhe disa prej fuqive europiane, që kur Perandoria Osmane nisi të tërhiqet. 
Sot jemi dëshmitarë në versionin e shekullit të 21-të të Lojës së Madhe në Ballkan, ku Moska mbështetet në përçarje dhe mashtrim pasi nuk mundet ta konkurojë ekonomikisht dhe luftarakisht Perëndimin. 

Rusia e Putinit hiqet sikur nuk do të përzihet apo të ketë qëllime malinje në Ballkan.

Këto terma janë thjesht mashtrime që demaskojnë qëllimet afatgjata të Moskës, me qëllim për të dobësuar urgjencën e një reagimi të bashkërenduar perëndimor.  

Fjalët dhe përkufizimet kornizojnë perceptimet dhe ndihmojnë në përcaktimin e veprimeve politike, prandaj është e rëndësishme të kuptohet natyra e sfidës. 
Kremlini e shikon Ballkanin si një pasuri strategjike dhe ndjek të paktën katër qëllime të qëndrueshme.

Së pari kërkon të zgjerojë shtrirjen gjeostrategjike të Rusisë.

Në mënyrë tradicionale, Ballkani është një trampolinë nga Adriatiku në Mesdhe, një lidhje midis Europës dhe Azisë dhe një rrugë drejt Europës Qendrore. 
Influenca e Moskës te qeveritë e Ballkanit, roli i saj në formatet multinacionale (përfshirë Këshillin e Paqes në Bosnjë-Hercegovine), vendosjet ushtarake (si në Serbi) dhe prezenca institucionale janë disa nga armët e ndryshme që përdor shteti rus, që i sigurojnë një pjesë të rëndësishme të zhvillimeve në rajon. 
Një objektiv i dytë është të thyejë kohezionin perëndimor dhe të minojë rolin e perëndimit në institucionet e Ballkanit. 

Një shembull konkret është basti për shkëmbimin e terriroreve midis Serbisë dhe Kosovës, e mbështetur nga Moska dhe pranuar nga disa zyrtarë perëndimorë,
Dhe debatet për ndarjen nxisin përçarje në rajon dhe në politikat perëndimore.

Konfliktet e pazgjidhura dhe shtetet e diskutuara gjithashtu i mundësojnë Kremlinit të pretendojë se përkundër  zgjerimit NATO nuk ka arritur të stabilizojë Ballkanin.
Objektivi tjetër i Rusisë dhe i tretë është të nënvlerësojë praninë e SHBA-së në Ballkan. 

Arsyeja kryesore është të pengojë zgjerimin e NATO-s dhe të parandalojë një rritje ushtarake të Amerikës dhe të parandalojë çdo garanci të SHBA për vendet në Rajon.  
Kremlini preferon që shtetet e Ballkanit të mos bashkohen me NATO-n, pasi kjo rrit rolin e Uashingtonit në mbrojtjen e Evropës. 

Po kështu po përforcon përpjekjet për të dobësuar BE-në dhe NATO-n nga brenda, siç demonstrojnë ndikimet në rritje në Kroaci, Hungari dhe Bullgari. 

Të anëtarësohesh në NATO ndihmon në forcimin e sigurisë shtetërore, por nuk siguron imunitet nga përmbysja.

Një tjetër qëllim i Kremlinit është të fitojë dhe të kërkojë aleatë.

Dhe këtu dimensionet ekonomike dhe energjitike janë më të lehta për të korruptuar, shantazhuar, për të dhënë ryshfet, për të nënshtruar politikanë që mund të ndihmojnë Moskën qoftë edhe duke dobësuar sanksionet, apo duke mos dënuar veprimet e Rusisë në forumet ndërkombëtare, ose duke kërkuar një kthim në aktivitete normale. 
Edhe pse Moska nuk është një lojtar kryesor ekonomik në Ballkan, në krahasim me BE-në apo me Kinën, investimet e saj janë të destinuara të kenë ndikim maksimal politik dhe propagandimi i ndihmës ruse është shumë i theksuar. 

Në të njëjtën kohë, fushata e dezinformit e drejtuar nga Rusia propagandon që demokracitë perëndimore janë një sistem i dështuar, si edhe BE do të shpërbëhet dhe lidhjet e ngushta me Rusinë përbëjnë një alternativë të vlefshme.

Në kontekst të këtyre objektivave strategjikë, Moska angazhohet të përdorë një arsenal të madh mjetesh taktike të dukshme në katër fusha kryesore. Së pari, promovon nacionalizmin lokal në mënyrë që të ndezë konflikte midis projekteve rivale nacionaliste dhe të lejojë Kremlin të ndërhyjë në mënyrë diplomatike. 

Për shembull, ndihmon qeverinë autonome të njësisë serbe të Bosnjës që ta mbajë vendin të ndarë dhe inkurajon kroatët boshnjakë të bëjnë presion për një entitet të tretë.
Në Kosovë, të cilës Rusia i bllokon anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, pakica serbe gjykohet si një kombësi e shtypur për të luftuar konfliktin e brendshëm. 

Trazirat e brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe rruga e saj e penguar drejt BE-së gjithashtu janë shfrytëzuar nga Moska.  Mali i Zi paraqet një mundësi tjetër për destabilizim, siç dëshmohet në një përpjekje për grusht shteti të drejtuar nga oficerët e inteligjencës ushtarake të Rusisë në tetor 2016 dhe mbështetjen e vazhdueshme për nacionalistët serbë dhe Kishës Ortodokse Serbe që kundërshtojnë pavarësinë e Malit të Zi.

Mjeti i dytë i Kremlinit është korruptimi i politikanëve dhe biznesmenëve kombëtarë për të favorizuar interesat ruse në mënyrë që të qëndrojnë neutralë ose të mbështesin pozicionet e Moskës në ofensivat e ndryshme të politikës së saj të jashtme. 

Së treti, Moska siguron varësinë e energjisë duke i lidhur vendet e Ballkanit në projektet e saj të tubacioneve dhe blerjen e rafinerive dhe lehtësirave të tjera të energjisë. 
Vartësia e energjisë përdoret si një metodë për të siguruar pajtueshmërinë politike.

Dhe së katërti, organet shtetërore ruse përfshihen në ofensiva dezinformuese përmes mediave lokale, internetit dhe rrjeteve sociale për të përmirësuar prestigjin e Rusisë dhe minuar institucionet perëndimore. 

Mesazhet e saj kanë për qëllim t'u bëjnë thirrje elektorateve antiglobaliste, euro-skeptike, ultra-konservatore dhe fetare në të cilat Rusia maskohet si mbrojtëse e vlerave tradicionale dhe BE dhe Shtetet e Bashkuara paraqiten si imorale dhe devijante. 

Njëkohësisht, ajo vazhdon të paraqesë tek e majta radikale si një pararojë anti-imperialiste dhe anti-amerikane. 

Këto tema kanë rezonancë në të gjithë Evropën, por veçanërisht në rajone me pasiguri të thella për të ardhmen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...