Albin mos e lerë Ramën ta prishin imazhin

Tuesday, 11 February 2020 14:11
Nga Tomorr Avdia 

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë përplasur në distancë të afërt sot lidhur me marrëveshjen e Shengenit Ballkanit. Ata ishin në krah të njëri-tjetrit në Tiranë, në një konferencë të përbashkët për media, në të cilën Albin Kurti i kushtoi rëndësi “Macro-Shengenit Shqiptar” dhe anashkaloi nismën e Ramës, ndërsa ky i fundit nga ana e tij ia ktheu aty për aty: “Nuk mund të ketë “Macro – Shengen shqiptar” pa pasur një “mini-shengen ballkanik.

Por ajo çfarë të binte në sy në pamjen të parë në podiumit e Pallatit të Brigadave, në kostumin e dy kryeministrave ishte figura e Albin Kurtit, e cila dukej e qëndrueshme, e sigurt dhe e saktë në interpretimin politik, pamore dhe atë deklarativë.

Kryeministri Kurti ruajti, thellësisht qetësinë ndajë provokimeve me pamje dhe shikime të vrazhda të kryeministri Rama, i cili tentoi të vendoset në tension për ta shkaktuar provokime e për ta nxitur që ai të bije pre e ndikimit të tij.

Ndryshe nga Kurti, Rama dukej i zhytur, në thellësinë dëshpërimit e cila lexohej, qartë në fytyrën e tij, pasi ai bëri shumë investime që të pranohej nga qytetarët e Kosovë, si një ‘liderë i madh’ i pranueshme që nuk arriti as ta bënte dhe të besohet nga qytetaret e Kosovës.

Kur shikohet kjo pamje nënë debatin që ka hapur projekti i Ramës dhe Vuçiqit për “Shengenin Ballkanik”, aty çartë dukeshin dy drita të kundërta në fytyrat e tyre, se njëra lëshonte dritë të bardhë e përfaqësuar bindshëm nga Kurti dhe tjetra e cila lëshonte dritë të zezë e pozicionuar tek Rama.

Kartën tjetër që ka tentuar ta luante Rama, atë nacionalizmin e shikonte qatë se më nuk mund ta përdoret pasi atë fuqishëm i’a kishte rrëmbyer Kurti me karizmin, pastërti dhe besueshmërinë nga qytetarët shqiptarë pa dallim nga Saranda gjerë në Mitrovicë.

Por Kurti, nuk shpëtoi nga plani i Ramës, i cili tentoi në takimin e parë jashtë vendit, ai të dukej që ‘thyen rregullat” diplomatike e protokollare.

Këtë arriti ta bënte ai, pasi e mbajti në takim më shumë se 30 minuta nga koha e përcaktuar në agjendën e takimit. Kjo kur ndodhë në takimin e parë gjatë një vizite të kryeministrit, shkakton pasoja të mëdha në gjithë vizitën e tij, për të cilën nuk mund të mbetët pa faj z.Kurti.

 Duke i shtuar edhe një ‘tufë’ të ekipit të protokollit, të cilët për nga aftësitë e cilësia lënë për të dëshiruar, e që paguhet për të bërë punën e protokollit të shtetit.

 Është detyrë që të realizojnë vizitat e nivelit të lartë si ajo e kryeministri dhe të ruajnë me përpikëri rregullat dhe imazhin e shefit të qeverisë, gjë që nuk arritën ta bënin.

Kështu që agjenda e kryeministri Kurit, pasi la podiumin e Ramës e mori tatëpjetën, duke u rrokullisur dhe improvizuar dhe në fund me një takim tërësisht të anuluar.

Z. Kryeministër mos e lejo Ramën ta prish imazhin tuaj në muajin e parë të mandati.

Në vizitat që të presin në Londër, Berlin, Washington, Bruksel të lutem mos dëgjo këshilla dhe kërkesa që të qojnë në thyerjen e protokollit, për faktin se një saktës dhe respektim të agjendës, tuja politiko-diplomatike, jo vetëm që të ruan imazhin e një shtetari dinjitoz, por dhe rritë kredibilitetin e shtetit të Kosovës.       

        

Login to post comments