Në studion e emisionit “Tempora”, ish-kryeministri Sali Berisha ngriti akuza të forta se George Soros dhe djali i tij Alex, mbështesin Edi Ramën dhe Beogradin. Sipas Berishës, Soros është shkaktari kryesor i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ndihmuar Edi Ramën që ta kap atë.
Sali Berisha: Nuk më duken të habitshme. Kryespekulanti i botës përdor miliardat e tij për pushtet politik personal. Një gjë është se serbofilia e sorosit ka kufij vetëm qiellin. Është kryekëput në shërbim të Beogradit. Gjatë jetës time, të vetmit njerëz që janë larguar nga Shqipëria “non gratha” janë përfaqësuesit e Soros. Në fakt ai është në çdo nisëm, qoftë në mini-shengen, edhe në protokoll u angazhua që të nxirrte në eventin kryesor Vuçiçin. Ata punojnë për Beogradin, babë e bir.
Ai është autori defakto i shkatërrimit të plotë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Unë ju garantoj, se vetëm gjer tani fatura e bllokimit të dosjeve në Gjykatën e Lartë është mbi 4 miliardë dollarë. Ai mbështet partitë e majta, është armik i përbetuar i republikanëve në SHBA. Për fat të keq ai ka ndikim edhe në partitë e qendrës së djathtë. Edhe në Shqipëri ka ndikim. Edi Rama është e keqja e këtij kombi.