Enveri na mbylli nëpër Shqipëri, kurse Rama i kyçi brenda në shpi shqiptarët!

Tuesday, 31 Mars 2020 17:43

Një gjendje e jashtëzakonshme e papërcaktuar në kohë dhe e pakontrolluar rrezikon demokracinë dhe rrit shanset për diktaturë

Edhe në Tiranë ka shumë shqetsime për mënyrën se si po vepron kryeministri Rama.

 ekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës në Strasburg, Marija Pejcinovic Buric reagoi me paralajmërimin, se vendet anëtare duhet të ruajnë thelbin e parimeve demokratike. Një gjendje e jashtëzakonshme e papërcaktuar në kohë dhe e pakontrolluar nuk e siguron këtë.

Ligji i ri hungarez e ndëshkon deri edhe me burg përhapjen e lajmeve “gjoja” të rreme për Coronën edhe nga ana e gazetarëve. Frika që ekziston është se me këtë ligj, çdo lloj raportimi i padëshiruar mund të sanksionohet apo pengohet. Edhe Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë, OSBE protestoi kundër këtij ligji, se nuk i përmbush standartet ndërkombëtare.

Komisioni përkatës i Parlamentit Europian ka paralajmëruar, se masat që merren në luftë kundër Coronës, nuk duhet të shkelin të drejtat bazë, shtetin ligjor dhe parimet demokratike.

Zëvendëspresidentja e Këshillit të Europës, Katharina Barley është e shqetësuar, se edhe krerë të tjerë mund ta imitojnë Orbanin me ligjet e gjithëfuqishme për gjendjen e jashtëzakonshme. “Hungaria është një lloj avangarde për nacionalistë të tjerë dhe populistët në BE. Ata që duan të jenë autokratë në Poloni, Lituani apo kudoqoftë mund të ndjekin shembullin hungarez. “Nëse Orban ka sukses me këtë, të tjerët ndjehen të inkurajuar. BE ka pritur shumë gjatë”, kritikon Barley.
Edhe eurodeputetja hungarezeja e Koalicionit Demokratik, Klara Dobrev shpreh shqetësimin, se Viktor Orban kërkon të përdorë krizën për të zgjeruar pushtetin e tij. „Këtu nuk bëhet fjalë për krizën e Coronës, por konceptin e Orbanit për demokracinë iliberale. Ai kërkon që të shkatërrojë opozitën e vogël që ka mbetur, duke pretenduar, se socialistët e pengojnë në luftën kundër Coronës” citon DW.

Edhe në Shqipëri po ndodh me keq se në Hungari. Analistët seriozë dhe të pavarur thonë se Rama është një hap para Orban dhe se kënaqet nga kufizimi që iu bën të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, medias e kujtdo që nuk është në anën e tij. Pushtetin e futjes në bunkier e kishte Enver Hoxha, por ai sëpaku të linte nëpër Shqipëri të lëvizje, natyrisht edhe i kontrolluar. Ai nuk të linte të kaloje kufirin. Kurse Rama na ka mbyllur në shtëpi dhe ndjenë kënaqësi nga Surreli, shprehen analistët.

Natyrisht që lufta ndaj rrezikut të koronavirusit duhet të jetë e përditshme, porse mënyra se si kryeministri urdhëron, komandon dhe ndëshkon me ushtri e polici nuk është me pak se ajo e Enver Hoxhës kur nga Driloni jepte urdhëri izolimi dhe ndëshkimi.

Sot po të shikoje se si ulërinin sirenat e policisës dhe si turreshin autoblindat e ushtrisë sa kaloi ora 13.20! Një tmerr i vertetë se si suleshin njerëzve që i kishte kapur ora 13 udhëve. Jam deshmitar se si te Vasil Shanto dy autoblinda nxitonin të kapnin një çift të rinjsh të cilët po vraponin të mos i kapte policia.

Edi Rama ia ka kaluar Enverit duke diktuar e drejtuar pa qeveri, siç thotë opozita, nga kulla e tij në Surrel. Edhe me keq bindja e tij se mbetet “babai” i kombit. Petrit Vasili ia dha përgjigjen se vajmedet nëse kemi “baba” një si Edi Rama!

Viktor Orban është lule në raport me Edi Ramën.

Login to post comments