Ylli Rakipi: Oligarkët e medias kontrollojnë vendin, janë të barabartë me Ramën! Kazhani dhe Sulo janë vrima e fundit e fyellit

Hënë, 04 May 2020 22:02

Gazetari Ylli Rakipi, ishte i ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”, ku foli për gjendjne e medias në Shqipëri.

Rakipi tha se media është e kontrolluar nga pushteti dhe se oligarkët e medias janë bërë një me qeverinë dhe madje kanë fituar rëndësi pothuajse të barabartë me kryeministrin.

Media klasike është e pushtuar hap pas hapi dhe dorë pas dore, nga ana e qeverisë, në të gjithë këto vite.
Kjo media është pushtuar në mënyrë graduale, derisa kemi mbërritur në një pikë, që oligarkët më të rëndësishmë të këtij vendi, që ndihmojnë qeverinë për të mbajtur pushtetin e vet, janë oligarkët e medias.

Unë në bindjet e mia, kam idenë që oligarkët e tjerë, që përmenden, janë thjesht dealer, njerëz që ndajnë paratë, me grupet e mëdha korruptive që na kanë qeverisur dhe na qeverisin.
Ata edhe për nga pesha e tyre intelektuale, për nga rëndësia e tyre, janë emra krejt të panjohur, thjesht marrin dhe japin, me qeverinë dhe njerëzit e fortë dhe të pushtetshëm që e drejtojnë këtë vend.

Oligarkët e medias, janë ata që sot janë gati mbretër, gati gati të barabartë me kryeministrin. Përse them kështu?

Edi Rama u dha 4-5 familjeve, licensat e televizioneve, licensa të cilat në vende të ndryshme të botës nuk mund të jenë në pronësi të katër familjeve.

Është interesante të shohësh, se si këto grupe mediatike, kalojnë nga njëri pushtet në tjetrin, pa ju bërë përshtypje, pa patur pikë turpi. Janë në shërbim. Pushteti ka me vete, ushtrinë mediatike, që menjëherë kalon me fituesin, ose vonohen tre muaj. Media është luftëtare më e afërt e qeverisë“, u shpreh Rakipi.

Lidhur me mediat online, Rakipi tha se ato lindën si përpjekje për të shërbyer si oaze lirie, por sot shumica prej tyre janë të kontrolluara nga pushteti. Ai komentoi edhe rastin e fundit, të punësimit të dy gazetareve në një ndëmarrje në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Edhe në Shqipëri, siç ndodhi në botën e qytetëruar, hyri media online, që lindi për arsye se pushtetet në vende jo demokratike, siç jemi ne, kanë kapur median klasike. Po cfarë ndodhi në Shqipëri? Filloi edhe pushteti të ndërtojë median e vet online.

Ditët e fundit u përdorën dy emra, që marrin rroga në ndërmarrje. Ato janë vrima e fundit e fyellit. Kjo është gjëja më e vogël dhe që plas ndonjëherë, është një flluskë, sepse edhe këtë lloj media, tani në Shqipëri e kontrollon qeveria“, tha Rakipi.

/TPZ.al/

INTERVISTA E PLOTË:

Modifikuar më Tuesday, 05 May 2020 15:24
Login to post comments