Me këmbi siper tavolinës e me një ekran përpara, kështu është qeverisur dhe qeveriset Shqipëria. Covid-19 veçse i ka ofruar justifikimin Ramës për të vijuar atë model qeverisës holografik e propogandistik që ka shpikur vet këto 7 vite qeverisje. Zezona e Covid 19 na ka treguar pikërisht ato mutacione të përçudnuara që përbëjnë shëmbëllytrën Rama të qeverisjes. Prandaj, s’duhet të gënjehemi se e ka nga e keqja. Ardhja e Covid-19 i perngjason nje thirrje deshirore që nxjerr në pah gjenomin diktatorial, ku liria e njeriut pushon së ekzistuari që tek pragu i shpisë, me masa histerike dhe të ekzagjëruara për të cilat do të na rrejë. As imagjinata e 1984 e Orëellit s’kish vajtur deri ketu. Edhe tellall edhe diktator, Rama shfaqet i tillë në ekran jo se do te na mbrojë nga Covid, por se ka gjetur kënaqësine e tij natyrale, atë fetishin politik, të komanduarit të shqiptarëve si me telekomandë. Nëpër media ka shkarë një fakt mjaft i rëndësishëm, një ndodhi që lidhet me shkollën Udha e Shkronjave, e cila duke marrë shkasë nga përhapja e Covid në Itali, shpalli mbylljen e saj që në shkurt. Ky akt i shkollës u denoncua menjëherë nga Rama dhe pupacja e tij në Ministrinë e Arsimit, madje aq e irritoi Ramën kjo masë(që ai sot po kopjon) saqë urdheroi revokimin e licencës. Pyetja që shtrohet është pse ky irritim dhe nxitim për të mbyllur shkollën? A mos po demaskohej ajo që mbahej e fshehtë se në Shqipëri virusi po qarkullonte që në janar dhe shkurt, sikurse është provuar sot? Natyrisht, këto pikëpyetje të nxjerrin në deduksione që zbulojnë një fajësi, me padashje apo padashje, se ardhja e Covid-19 duhej shpallur si me kalendar e me ferman qeveritar e jo me urdhrin e një shkolle. Sot, Ministrja e Arismit Shahinit nuk ka dhënë ende dorëheqjen për këtë dhe Rama s’ka kerkuar falje. Edhe kjo e dhene duhet të risillet ne vemendjen e opinionit publik. Tanimë, pas 1 muaj e gjysmë karantinë po dëshmojmë një bashkejetese mes Covid-19 dhe qeverisjes së Ramës, një lloj simbioze, qe e lejon ate te vershoje parate e shqiptareve tek xhepat e klienteve me tendere sekret per letra higjienike. Nderkohë, kurba e Covid -19 në Shqipëri është më unikja në botë, ku s’i duket as kreshta e as filli në një kohë që covid po përhapet si ato njollat e shkarravinave të mureve të zyrës së tij. Zbulimi i rasteve të reja eshte kontradiktor e nuk ndjek nje llogjike matematikore, njehere 24 persona dalin te infektuar, te nesermen 10 çka tregon se kampionët e përzgjedhur janë të pasaktë dhe se ende nuk ka një hartë risku të burimit të infeksionit. Thene shkurt, ndersa qytetarët janë të kufizuar, Covid eshte ende i lire dhe infeksioni i tij tanimë ka marrë një formë regjimi diktatorial, nje mutacion politik qe duhet studiuar si fushe e re nga politologët në mehallen tone. Pikërisht, këtu zbulohet se Covid eshte i vetmi që s’po qeveriset, por eshte qeverises bashke me Ramen