Rendi botëror ka vdekur.Ja sesi duhet ndërtuar rendi i ri pas erës post-koronavirus

E mërkurë, 06 May 2020 11:26

Rendi botëror ka vdekur. Ja sesi duhet ndërtuar rendi i ri pas erës post-koronavirus
Lidershipi amerikan dhe botëror kanë shansin e rrallë të ngrenë një sistem të ri ndërkombëtar që funksionion për këtë epokë. Por ato duhet të shmangin gabimet e së shkuarës.
Nga Eduard Fishman(*)
Rendet ndërkombëtare ndryshojnë rrallë në mënyra të dukshme. Ashtu si Roma nuk u ndërtua brenda një dite, Pax Romana nuk ishte një fazë kalimtare: ajo vazhdoi me shekuj. Rendi që lindi nga Kongresi i 1815 i Vjenës nuk u zbulua plotësisht deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në 1914.

Por në momente të rralla, besimi në rendin e vjetër shembet dhe njerëzimi lihet me një vakum. Gjatë këtyre kohërave lind rendi i ri — prej nga lindin norma të reja, traktate të rinj dhe institucione të reja për të përcaktuar sesi vendet bashkëveprojnë me njëri-tjetrën dhe si bashkëveprojnë individët me botën.

Kriza më e madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore, pandemia koronavirus është një moment i tillë. Rendi botëror i pas vitit 1945 ka pushuar së funksionuari. Të gjëndur në një rend të ri të shëndetshëm, ne do të presim në mirëbesim përpjekjet për një koordinimin ndërkombëtar për t’u përballur me një virus që nuk njeh kufij. Ndërkohë që, OKB ka humbur, OBSH është kthyer në një top futbolli dhe kufijtë janë mbyllur jo vetëm midis vendeve por edhe brenda Bashkimit Evropian. Praktikat e bashkëpunimit që u përdorën për disa dekada nuk kanë më fuqi.

Pavarësisht nëse do të na pëlqejë apo jo, një rend i ri botëror do të shfaqet, ndërkohë që pandemia tërhiqet. Udhëheqësit e Sh.B.A duhet të bëjnë gjithçka me fuqinë e tyre në mënyrë që rendi i ri pas koronavirusit të jetë i aftë për të trajtuar sfidat e epokës së ardhshme.

Pesë vjet më parë, unë përfaqësova Departamentin e Shtetit në një projekt për të vlerësuar të ardhmen e rendit ndërkombëtar. Ne studiuam tranzicionet e kaluara dhe diskutuam për reformat e mundshme. Ne pranuam se rendi aktual është i brishtë dhe kishte nevojë për riparim, por gjithashtu duke vlerësuar fuqinë e inercisë – menduam se është momenti drejtuesit aktualë të pranojnë se rendi i vjetër është prishur dhe ti bëjnë thirrje vullnetit për të krijuar një rendi të ri global.

Tani ai moment ekstrem erdhi, dhe udhëheqësit amerikanë kanë një mundësi të artë që zakonisht vjen vetëm një ose dy herë në shekull: Ata mund të ndërtojnë një rend të ri që do të funksiononte realisht në kohën tonë; një rend që lufton për cështjen e ndryshimit të klimës, kundër kërcënimeve kibernetike dhe sfidave të shëndetit publik, dhe lejon që frytet e globalizmit e të përparimit teknologjik të ndahen më gjerësisht. Mbetet të shikojmë nëse ata do ta kryejnë mirë këtë mision.

Le të shqyrtojmë mësimet e nxjerra nga dy përpjekjet e fundit të Amerikës për ndërtimin e rendeve ndërkombëtarë – në 1919 pas Luftës së Parë Botërore dhe në 1945 pas Luftës së Dytë Botërore. Rendi botëror pas vitit 1919 u pasua nga Depresioni i Madh, ngritja e regjimeve totalitare dhe përfundimisht nga një zënkë edhe më shkatërruese botërore sesa Lufta e Parë Botërore. Në të kundërt, rendi pas vitit 1945 çoi në më shumë se shtatë dekada paqeje dhe prosperiteti, në të cilat vdekjet e dhunshme u zvogluan dhe PBB-ja botërore u rrrit të paktën 80-herë. Cështja sot shtrohet: Si mundet Amerika të shmangë gabimet e pas-1919 dhe realizojë sukseset e pas 1945? Tre faktorë kryesorë i dallojnë dy projektet.

Së pari, drejtuesit e SHBA duhet të fillojnë planifikimet për rendin e ri botëror që tani, kur kriza nuk ka përfunduar. Kur Presidenti Uillson arriti në Konferencën e Paqes në Paris në Janar 1919, dy muaj pasi lufta kishte mbaruar, asnjë nga parimet thelbësore të rendit të pasluftës nuk ishte përcaktuar akoma. Rrjedhimisht diskutimet e aleatëve u dominuan nga axhendat kontradiktore, duke cuar në një pakt të paaftë për të menaxhuar problemet e rendit të ri që po lindte…

Kurse, Presidenti Franklin Roosevelt filloi planifikimin për zgjidhjen e pas Luftës së Dytë Botërore para se Shtetet e Bashkuara të hynin në luftë. Amerika dhe Britania nxorrën Kartën e Atlantikut, e cila artikuloi qëllimet e tyre për rendin e pasluftës, në gusht 1941 – katër muaj para sulmit në bazën detare të Pearl Harbour. Konferenca e Bretton Ëoods, e cila përshkruate sistemin e ri ekonomik të pasluftës, u zhvillua në korrik 1944. Deri në kohën kur lufta mbaroi në 1945, parimet e rendit të ri ishin tashmë të mirëpërcaktuara, duke i dhënë mundësi aleatëve të përqëndroheshin në detajet kritike të zbatimit.

Pandemia e koronavirusit do të pushtojë jetën tonë më gjatë nga sa ne do të dëshironim, por jo përgjithmonë – dhe kur të kalojë kriza, konturet e rendit të ri do të duhet të marrin formë me shpejtësi. Për të siguruar që hapsira e shkurtër kohore të vihet në përdorim të mirë dhe të mos konsumohet nga grindjet, SHBA dhe liderët botërorë duhet të fillojnë të bashkëpunojnë tani për të formësuar parimet e rëndit të ri global.

Udhëheqësit e dy pjesëve të globit – veçanërisht liderët e rinj, jeta e të cilëve do të shpaloset pas pandemisë – duhet urgjentisht të fillojnë të zhvillojnë, debatojnë dhe bashkohen rreth objektivave për rendin e ri pas pandemisë së koronavirusit. Para se të zhyten në specifika, siç është e ardhmja e Kombeve të Bashkuara, do të duhet të përcaktojnë qartësisht qëllimet themelore. Ne kemi të ngjarë të jemi jo më shumë se një vit larg agimit të rendit të ri, dhe në këtë mënyrë do të ishte i nevojshëm një konkurs idesh për të përcaktuar themelet intelektuale të sistemit të ri botëror, duke i paraprirë cdolloj sajese të institucioneve aktuale.

Anëtarët e Kongresit, drejtuesit në organizatat qytetare dhe bizneset e studiuesit duhet të ndjekin shembullin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që kanë bashkëpunuar në të gjitha forumet për të hartuar strategji të ëprbashkta për të menaxhuar krizën sanitare Covid-19. Dhe ata duhet të dinë mirë se çdo parim që ata do të propozojnë, do të marrë një rëndësi të madhe në të ardhmen: Të dy rendet, e pas-1919 dhe pas 1945, e kanë origjinën në deklarata të thjeshta; në Katërmbëdhjetë Pikat për të parin, dhe Kartën e Atlantikut për të dytin – të cilët arritën të kishin një miratim konsensual vetëm disa muaj e deri vite pasi kishin dalë.

Mënyra e dytë që liderët amerikanë mund të mësojnë nga e kaluara është të shmangin lojën e fajtorit. Të udhëhequr nga Presidenti Francez Georges Klemenso, modeli i rendit të ri të pas vitit 1919 u orientua nga filozofia e fajësimit të kundërshtarit, konkretisht duke e detyruar Gjermaninë të pranonte “fajin e luftës”, të bënte lëshime territoriale dhe të paguante dëmshpërblime. Kjo lloj qasjeje shkaktoi pakënaqësi duke nxitur lindjen e nazizmit. Në të kundërt, arkitektët e rendit të pas-1945 u përqëndruan në të ardhmen, duke u zotuar të rindërtonin Gjermaninë si një demokraci të lulëzuar – pavarësisht nga fakti se Gjermania ishte më fajtore për fillimin e Luftës së Dytë Botërore sesa kishte qenë për Luftën e Parë Botërore. Gjermania e sotme, një aleat liberal dhe një aleat i vendosur amerikan, është dëshmi për mençurinë e asaj politike.

Pavarësisht tundimeve për të gjetur fajtorin shkaktar të pandemisë që ka vrarë më shumë amerikanë sesa Lufta e Vietnamit, udhëheqësit e SHBA duhet të tregohen bujarë në ndihmë të përpjekjeve për rimëkëmbjen e planetit pas koronavirusit. Ndonëse Pekini mbart pa dyshim fajin për fshehjen e raporteve të hershme për koronavirusin, Amerika dhe bota do të shërbenin më mirë duke forcuar sistemin shëndetësor publik të Kinës sesa duke kërkuar ta ndëshkojnë Pekinin ose ta zënë ngushtë me epitete raciale të pandjeshme.

Amerika duhet në këto momente të drejtojë përpjekjet e saj për të zhvilluar, testuar, prodhuar dhe shpërndarë medikamentet kundër koronavirusit sa më shpejt dhe gjerësisht të jetë e mundur. Më shumë se cdo gjë tjetër, roli i Amerikës në dhënien fund të pandemisë do të përcaktojë se sa autoritet moral ka SHBA për të formësuar rendin e ri botëror që vjen pas pandemisë.

Amerika gjithashtu duhet të jetë bujare në mbështetjen e institucioneve të rendit të ri botëror. Uashingtoni ka shpenzuar tashmë 2 trilion dollarë për të shpëtuar vendin nga humnera e koronavirusit – dhe ka edhe shumë për të shpenzuar. Këto përfshihet edhe Buxheti prej 56 miliardë dollarëve për Cështjet Ndërkombëtare, i cili shpenzohet nga Departamenti i Shtetit, Agjensitë e SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar, ndihmën e huaj dhe kontributet për organizatat ndërkombëtare. Nëse ka pasur ndonjëherë një krizë që tregon se një “gram” për parandalimin e sëmundjes vlen sa një “kilogram” për ta kuruar atë, është pikërisht kjo. Amerika duhet të financojë institucionet e rendit të ri botëror në mënyrë që ata të jenë në gjendje të shmangin krizën tjetër, përpara se ata të futen në spiralet e destabilizimit .

Më në fund, rendi i ri duhet të bazohet në konsensusin e brendshëm. Presidenti Uillson nuk përfshiu asnjë republikan të vetëm të shquar në delegacionin e SHBA në Konferencën e Paqes në Paris, duke larguar jo vetëm izolacionistët radikalë por edhe internacionalistët e moderuar me të cilët ai mund të kishte gjetur terren të përbashkët. Në fund, Senati kundërshtoi Traktatin e Versajës, 53–38, dhe Amerika nuk u bashkua kurrë në Lidhjen e Kombeve. Franklin D. Rusvelt dhe Harri Truman mësuan nga gabimet e Uillson, duke u përqëndruar shumë herët në ndërtimin e mbështetjes për rendin global të pas vitit 1945. Kur Karta e OKB erdhi në Senat, ajo fitoi miratimin dërrmues të senatorëve, 89 vota pro dhe vetëm 2 vota kundër.

Ndikimi i Amerikës në rendin pas koronavirus do të varet nëse pjesëmarrja e saj mbështetet nga konsensusi i brendshëm. Kjo mund të duket e pamundur në epokën tonë hiper-partizane. Por gati 70 përqind e amerikanëve, përfshirë shumicën e fortë të Demokratëve dhe Republikanëve së bashku, favorizojnë një rol aktiv amerikan në botë. Edhe për çështje specifike ndërkombëtare, amerikanët pajtohen më shpesh sesa mendojnë. Dy të tretat e amerikanëve besojnë se qeveria amerikane duhet të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimin e klimës, dhe gati 80 përqind i konsiderojnë sulmet kibernetike një kërcënim të madh. Tani që koronavirusi ka konsumuar ndjenjëm tonë kolektive të pathyeshmërisë, ne mund të presim që shumica edhe më të mëdha qytetarësh për të ecur përpara në drejtim të rendit të ri global. Drejtuesit e SHBA-së duhet ta shfrytëzojnë këtë mbështetje dhe ta bëjnë ndërtimin e rendit të ri një projekt bipartizan.

Si mund të duket pikërisht rend i ri botëror, që do të trajtonte problemet e shekullit XX? Në zemër të çdo rendi ndërkombëtar është një barazpeshë mes pjesëmarrjes së të gjithë faktorëve dhe ambicies së seicilit faktor: ndërkohë që ojesëmarrja zgjerohet, synimet ngushtohen. Pra, ne duhet të imagjinojmë një sistem të ri me dy nivele. Në nivelin global, rendi i ri duhet të përqendrohet tërësisht në problemet e veprimit kolektiv – përfshirë ndryshimin e klimës, sigurinë kibernetike dhe pandemitë – që do të rrezikonin planetin tonë në epokën e ardhshme po aq sa armët bërthamore e kërcënuan atë në rendin e mëparshëm. Regjimi bërthamor i mos përhapjes së armëve bërthamore ka qenë i suksesshëm sepse ai përcaktonte rregulla të qarta dhe gëzonte fuqi reale për monitorimin, inspektimet, kontrollet e eksportit, ndërhyrjet dhe sanksionet për të vepruar në mënyrë të përbashkët për të kontrolluar përhapjen e tyre. Covid-19 na ka bërë të gjithëve të vetëdijshëm për cenueshmërinë tonë ndaj sfidave të shëndetit publik; ne duhet ta kanalizojmë këtë traumë në norma dhe institucione po aq të fuqishme sa ato që e pengojnë përhapjen e armëve bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë për një rend të rinovuar demokratik, ku vëndet aktuale demokratike, si një grup më i vogël, mund të jenë më ambicioz. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në Evropë dhe Azi duhet të krijojnë së bashku një këshill të demokracive, duke zgjeruar mbrojtjen kolektive globale përtej kërcënimeve ushtarake, ndërhyrjeve në zgjedhje, përhapjen e dezinformimeve apo sanksioneve financiare. Në aspektin ekonomik, ka ardhur koha për një sistem ndërkombëtar që i jep përparësi mirëqenies njerëzore dhe jo thjesht rritjes ekonomike për hir të rritjes. Amerika, BE, Japonia dhe demokracitë e tjera duhet të nënshkruajnë marrëveshje të reja ekonomike në të cilat rritja e aksesit në treg shkon paralelisht me goditjen e evaqzionit fiscal, mbrojtjen e konfidencialitetit të të dhënave, dhe zbatimin e standardeve të punës. Një farë tërheqjes nga globalizimi është i pashmangshëm dhe i justifikuar. Por nëse kjo ndodhte në mungëse të një planifikimi, tërheqja do të ishte kaotike dhe varstare; në mënyrë metaforike do të thuhet se hodhëm fëmijën se bashku me ujin e banjës.

“Pa histori”, ka thënë historiani Donald Kagan, “ne jemi të burgosurit të aksidentit, ku dhe kur kemi lindur.” Rendi i ri pas koronavirusit po vjen; nuk ka kthim më kthim mbrapsh. Ndërsa tranzicionet si ky aktuali janë të rralla, duhet patur parasysh se ato kanë ndodhur edhe më parë, prandaj dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje mësimeve të historisë. Steka nuk mund të ishte më të lartë së në rastet e mëparshme: Nëse përsërisim gabimet e vitit 1919, mund që ne kujtojmë pandeminë e koronavirusit si pararendësin e një krize edhe më të madhe. Pra kriza sanitare do të ishte Kriza Botërore I, që do të ishte pararëndëse e Krizës II Botërore të ndryshimit të klimës. Ne kemi shansin tani të hartojmë një kurs tjetër – dhe të lundrojmë historinë e kohërave tona drejt deteve më të sigurta.

(*) Eduard Fishman ka qënë në përbërje të Stafit të Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit. Ai është një bashkëpunëtor i vjetër në Këshillin e Atlantikut dhe ndihmës-bashkëpunëtor në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane.

Login to post comments