Logoja Thaçi-Rama: Mirëkuptim me Serbinë, konflikt me shqiptarët

Tuesday, 12 May 2020 10:11

Nga Enver Bytyçi - 12/05/2020

Formula e përçarjes për të qeverisur ka qenë gjithmonë gjetja më e përshtatshme e diktaturave. Ndërsa vitet e fundit ky model qeverisjeje na shfaqet si përditshmëri në qeverisjen e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në Tiranë është kryeministri ai që nuk i ndahet konfliktit me shqiptarët, sidomos me opozitën e vendit. Por nuk i ndahet as konfliktit me homologët e tij në Kosovë.

Në Prishtinë është Hashim Thaçi skenaristi i nxitjes së sherreve dhe konflikteve me spektrin politik të vendit të tij, sipas parimit përça e sundo!. Dhe gjithë rrëmujën që bëjnë si Rama edhe Thaçi e quajnë “lojë politike” ose “shah politik”, duke i dhënë legjitimitet dasive, dhunës dhe armiqësive në mesin e faktorit politik shqiptar! Metoda është e njëjtë për të dy:- Marrin vendime, firmosin projekte dhe më pas i ftojnë shqiptarët dhe opozitarët që t’i mbështesin ata.

Nëse nuk vjen mbështetja, atëherë fajësohen kundërshtarët! Edi Rama shpalli këto ditë projektin e kanabizimit të Shqipërisë. Dhe fill pas kësaj i kërkoi opozitës dhe presidentit të vendit të takohen për të bashkëpunuar lidhur me procesin e integrimit. Ndërsa se duhet që opozita të konsultohet për çdo ligj e projekt të brendshëm, ky nuk është problem i kryeministrit! Problemi i tij është suksesi personal, protagonizmi përfitues dhe pasurimi përmes taksave të shqiptarëve! Hashim Thaçi ka shpallur ndërkohë që në marsin e vitit 2018 projektin e ndarjes së Kosovës, duke e shoqëruar atë projekt me sloganin “Të bashkohemi dhe ta firmosim ndarjen me Serbinë”!

Ata që nuk i janë përgjigjur i ka shpallur armiq të Kosovës, madje edhe armiq të Europës e të Amerikës! Ani pse kundërshtarët e ndryshimit të kufijve janë kundër Serbisë, të cilës Thaçi për përfitime personale dëshiron t’ia japë së paku 10 përqind të territorit të vendit, madje pjesën më të pasur të Kosovës! I teket një ditë dhe dëshiron të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme! Dhe kush del kundër, ai shpallet “fashist”, “komunist”, “nacionalist”, shkurt armik i demokracisë! Vetëm projektet e Thaçit dhe Ramës janë konformë kornizave demokratike. Kryeministri i Shqipërisë i urren kryeministrat e Kosovës, kur ata nuk i binden vullnetit të tij.

Urrejtje ekstreme ka dëshmuar ai kundër Ramush Haradinajt. Tani nuk denjon t’i përgjigjet kërkesës së kryeministrit Kurti për bashkëpunim, duke shpërfillur rregullat elementare të protokollit shtetëror. Ai e pati denigruar vetë Isa Mustafën dhe LDK-në kur qeverisnin në Kosovë! Atëherë shkoi në Prishtinë dhe injoroi liderin historik, Ibrahim Rugova, ndërkohë që i bëri vizitë ceremoniale Qexhep Qosjes! Por asgjë e tillë nuk ka ndodhur në marrëdhëniet e Thaçit e Ramës nga njëra anë si dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, nga ana tjetër. Lajmet bëjnë me dije se Hashim Thaçi nuk i ndërpreu takimet sekrete fizike me presidentin e Serbisë as në kohë pandemie. Po ashtu Edi Rama. Të dy këta kanë komunikuar rregullisht me Beogradin në kanale të ndryshme përfshirë dhe aktivizimin e korrierit të spiunazhit politik, Baton Haxhiu.

Kush e mendonte para shtatë vitesh se dy liderët kryesorë të Shqipërisë dhe Kosovës do të bashkoheshin pa asnjë kushtëzim me liderët politikë të Serbisë dhe ndërkohë do të luftonin si kundër Milosheviçit ndaj kundërshtarëve të tyre politikë shqiptarë! Thuhet shpesh se ne shqiptarët nuk e duam njëri-tjetrin! Por asgjë nuk e justifikon faktin qe Edi Rama dhe Hashim Thaçi sa më shumë afrohen në miqësi me Beogradin aq më tepër thellojnë dhe ashpërsojnë marrëdhëniet e tyre me kolegët shqiptarë! Politika e armiqësive është karakteristikë e diktaturave të majta e të djathta.

Shqipëria dhe Kosova kanë patur rastin që të mësojnë se cilat janë pasojat e politikave të tilla të dasive dhe përçarjes! E gjitha ka për qëllim pushtetin! Miqësia me Beogradin shihet prej dy protagonistëve të politikës shqiptare si garanci për ta konsoliduar pushtetin e tyre. Ndërsa armiqësia e brendshme u shërben atyre për të mobilizuar militantët politikë po për arsye të ruajtjes së pushtetit! Përmes pushtetit të dy ata, kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës, ruajnë dhe zhvillojnë gjithashtu pasurinë e tyre të grabitur me dhunë shtetërore! Ndaj dhe të dy vendet tona, të dy shtetet shqiptare, lëngojnë nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe arroganca e pushtetit! Ndaj tek ne nuk ka balancim e pavarësi të pushteteve, ndaj kontrollohet gjithçka, edhe jeta e qytetarëve, ndaj rritet varfëria e bashkë me të papunësia.

Ndaj mungon vizioni për zhvillim! Sepse progresi dhe përparimi, mirëqenia dhe drejtësia shoqërohen nga bashkëpunimi e dialogu, nga transparenca dhe mirëkuptimi, nga nevoja për të shpjeguar dhe për të dëgjuar! Edi Rama dhe Hashim Thaçi dëgjojnë për këshillat dhe rekomandimet e presidentit të Serbisë, por jo edhe të partnerëve politikë në Shqipëri e në Kosovë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...